Nga SHBA drejt Sipërmarrjes në Shqipëri – Çifti Hoffman tregon përvojën e tyre

Nga SHBA drejt Sipërmarrjes në Shqipëri – Çifti Hoffman tregon përvojën e tyre


Cilët janë Brandt & Ervisa Hoffman?

1. Ervisa ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku u diplomua për Financë dhe Kontabilitet dhe Masterin gjithashtu e kreu në të njëjtin universitet, atë të Utah. Pas dhjetë viteve eksperiencë profesionale, Ervisa dhe Brandt vendosën të shpërnguleshin në Shqipëri, duke nisur një biznes të tyrin.

2. Brandt u diplomua për Shkenca Politike dhe zotëron liçencë nga shteti i Utah për të praktikuar në fushën e pasurive të paluajtshme. Ai u lind dhe u rrit në Utah të SHBA-ve deri në momentin kur bashkë me Ervisën vendosën të provonin shansin e tyre të sipërmarrjes në Shqipëri.

Vendlindja: Brandt, SHBA – Ervisa, SHQIPERI
Pozicioni aktual: Brandt, COO – Erivsa, CEO
Viti kur u largove nga SHBA: 2015

Fusha e Ekspertizës:
Brandt: Manaxhimi i Operacioneve, Pasuritë e patundshme, Kontratat Business to Business / Person to Person
Ervisa: Operacionet e kujdesit shëndetsor, Inteligjenca e Biznesit (Business Intelligence), Inteligjenca Konkurruese (Competitive Intelligence),

Hobi:
Golf, Skiing, Football, Dizenjimi dhe Familja!

1. Me çfarë ka të bëjë biznesi juaj? Është një produkt apo shërbim?

a. Biznesi ynë rrjedh nga ideja që secili prej nesh meriton produkte për jetën apo në biznesin e tij / e saj të dizenjuar mirë. Qëllimi ynë është të dizenjojmë hapësirat tuaja në mënyrë mbresëlënëse për të patur impakt në këndvështrimin e klientëve, investitorëve dhe punonjësve tuaj.

b. Ne lidhim partneritet me më të mirët e fushës së Dizajnit. Partneri ynë kryesor është Knoll Inc. (NYSE:KNL), një korporatë multinacionale, e cila merret me prodhimin e mobiljeve për mjedise shtëpiake dhe për zyra. Ne ofrojmë produktet dhe shërbimet që lidhen me të. Ne ofrojmë një portofol të gjërë me produkte mobilimi që e bën më të lehtë shërbimin e interior design për mjedisin. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë shërbime për produktet tona, edhe kur ka kaluar shumë kohë pas instalimit të tyre. Ne besojmë se atributi ynë më i fortë është angazhimi ynë për t’u shërbyer klientëve.

2. Cila ishte arsyeja kryesore që vendosët të largoheni nga SHBA-të?

Kjo është një pyetje shumë e bukur. Bashkëshortja ime (e cila është me origjinë shqiptare) dhe unë (lindur në SHBA) i kemi thënë gjithmonë vetes se do të vinim në Shqipëri, por kur të vinte momenti i duhur. Ky moment erdhi 7 vite më parë. Ne kemi një vajzë të mrekullueshme 4 vjeçare dhe kishim dëshirë që ta rrisnim në vendin e kulturës së mrekullueshme. Këtë vendim e morëm për hir të vajzës sonë, gjithashtu edhe prej biznesit tonë.

3. Çfarë dini ju rreth mjedisit të biznesit në Shqipëri? A jeni pjesë e ndonjë grupi apo komuniteti që mund t’ju ndihmojë me informacione rreth biznesit në Shqipëri?

a. Ne sapo kemi vënë këmbët në tregun shqiptar. Ne e kuptojmë se këtu ka norma kulturore dhe socio-politike, por po “argëtohemi” duke eksploruar edhe këtë pjesë. Jemi ende një start-up dhe në fund të ditës ne jemi duke mësuar gjithmonë diçka të re në lidhje me panoramën që na ofron Tregu Shqiptar.

b. Po, ne jemi bërë pjesë e AmCham dhe gjithashtu po mundohemi të ndjekim disa grupe të tjera sociale si InterNations. Ne besojmë fort te komuniteti dhe jemi në dijeni të faktit se informacionet dhe kontaktet më të mira vijnë nëpërmjet rrjetit të profesionistëve (networking).

4. A njihni ju sipërmarrës të tjerë që vijnë nga SHBA-të për të udhëhequr sipërmarrje të reja në vendin tonë?

Sigurisht, njohim një startup High-Tech që fokusohet në fushën e Realitetit Virtual (VR). Kompani për të cilën flasim është XCL Cross Culture Lab. Diçka që spikat vërtet.

5. Cili është profili i klientëve tuaj? Na tregoni disa detaje në lidhje me klientët tuaj potencialë.

Ne mund tu përgjigjemi si kërkesave të bizneseve të vogla, ashtu edhe atyre të mëdha. Kandidati ynë ideal gjithsesi do të ishte një biznes me 20 ose më shumë punonjës. Nga pikëpamja komerçiale sa më i madh projekti, aq më shumë kënaqësi p. Kur u shërbejmë klientëve individualë bisedat me ta janë më të ngushta, këto lloj projektesh janë ato të cilat të ndezin emocione të gjalla dhe dizenjimi qëndron në krye të bisedës me ta. Kur u shërbejmë kompanive private ne besojmë se forma dhe funksioni janë çështjet më të rëndësishme. Kjo lidhet me produktivitetin, përdorimin e hapësirave, koston e pasurisë së paluajtshme, ergonominë dhe strategjinë e vendit të punës. Çdo bisedë është e ndryshme nga tjetra, dhe ne kështu e duam. Tek G&H Partners nuk punojmë duke ofruar një zgjidhje të përshtashme për gjithçka.

6. Duke marrë parasysh eksperiencën tuaj të mëparshme në ushtrimin e një aktiviteti privat, si ndiheni rreth nisjes së një biznesi në Shqipëri?

Ndihemi shumë mirë me këtë. Në fillim e nisëm në SHBA. Ishim të detyruar ta bënim. Tani që ndodhemi këtu kuptojmë se proceset janë të njëjta edhe këtu. Sfida ka në të dyja sistemet. Të mësosh rreth legjislacioneve tatimore, ligjeve të kontratave…janë gjëra që shoqërojnë një biznes. Për këto çështje, ne mbështetemi tek ndihma e ekspertëve. Pasioni ynë është puna jonë, ndaj ne fokusohemi te kjo e fundit.

7. Çfarë ju drejton në jetën tuaj si sipërmarrës? Ku e gjeni mbështetjen gjatë kohërave të vështira?

Oh, kjo në të vërtetë është një pyetje e vështirë për t‘iu përgjigjur. Unë përfytyroj kryeministrin duke shqyrtuar problemet e Shqipërisë, ulur në një ndër karriket e famshme të Van Der Rohe, që quhet karrikja Barcelona. Ky stil karrikeje përfaqëson arkitekturën, artin dhe dizenjon së bashku. Por mbi të gjitha, qëllimi më i madh për mua dhe Ervisën është t‘i japim Shqipërisë kontributin tonë. Ne kemi shumë plane të organizojmë eventimente të ndryshme sociale që theksojne iniciativë, bashkëpunim dhe sipërmarrje. Avash avash!

8. Çfarë mendimi keni rreth shqiptarëve, pikasni sipërmarrës të suksesshëm midis tyre?

Po! Deri më tani janë njerëzit më frymëzues që njoh. Ne radhitemi mes popujve me fuqinë më të re punëtore, të kualifikuar dhe të motivuar për punë në Europë. Ajo gjë për të cilën kemi nevojë tani, është të ndërtojmë sa më shumë histori suksesi për komunitetin, dhe një të tillë e përfaqëson Business Magazine. Ne jemi ngushtësisht të lidhur me Net Trade, një projekt e-commerce, i cili po korr shumë sukses në rajon. Ata kanë plot 25 persona të punësuar dhe po rriten vit pas viti. Kjo është sipërmarrja në versionin e saj më të mirë.

Vërtet, aktualisht ne po i shohim ata si një shembull dhe synimi ynë për të ardhmen është të rritemi githashtu!

Artikulli u publikua më parë në faqen 55 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar revistën klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0