New York Times thotë se nuk do të paguajë për shenjën e verifikimit në Twitter - Business Magazine Albania

New York Times thotë se nuk do të paguajë për shenjën e verifikimit në Twitter

New York Times nuk do të paguajë një tarifë mujore për të marrë një shenjë verifikimi në Twitter, ka deklaruar një zëdhënës i gazetës disa orë pasi që ata humbën shenjën verifikuese në platformën e rrjeteve sociale. Sipas një politike të re të Twitter, shenjat e verifikimit tani ofrohen vetëm nëpërmjet një abonimi me pagesë. Organizatat do të duhet që të paguajnë 1,000 dollarë në muaj për të marrë shenjat me ngjyrë të artë, ndërsa personat individual në SHBA, shenjat ngjyrë blu mund t’i marrin për një çmim fillestar prej 7 dollarëve. “Ne gjithashtu nuk do t’i rimbursojmë gazetarët për Twitter Blue për llogaritë personale, përveç në raste të rralla kur ky status do të ishte thelbësor për qëllime raportimi”, shtoi zëdhënësi.
lexo : Tregtia në rajon/ Negociata për protokollin shtesë 7 të marrëveshjes së CEFTA-s

Në anën tjetër, as gazeta Politico nuk do të ofrojë pagesa për shenjat blu të stafit të saj, kjo duke u bazuar në një memorandum të dërguar nga ta për stafin, e që është parë edhe nga Reuters.

Twitter më herët kishte njoftuar se që nga 1 prilli, disa llogari do të humbasin shenjat e tyre verifikuese.  reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0