Netflix prezanton aplikacion "Netflix Game Controller" - Business Magazine Albania

Netflix prezanton aplikacion “Netflix Game Controller”

Shtytja e Netflix në botën e videolojërave vazhdon dhe kompania tani ka zbuluar një aplikacion të menaxhimit të lojërave për pajisjet iOS.Aplikacioni, i quajtur thjesht Netflix Game Controller, është një “kontrollues virtual” dhe ju lejon të përdorni telefonin ose tabletin tuaj si një “kontrollues standard”, pasi pajisja të lidhet me televizorin.
Lexo: Business Mag Nr. #32 – Gusht 2023

Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të shijojë më mirë lojërat e disponueshme përmes shërbimit Netflix.

Aplikacioni i destinuar për iOS tashmë është i disponueshëm për shkarkim dhe ende nuk dihet nëse do të shfaqet versioni për Android.

Nuk dihet ende se cilët tituj do të mbështeten dhe në përshkrimin e aplikacionit thuhet vetëm se “funksionaliteti i tastierës së lojës do të vijë së shpejti në Netflix”.

Kjo nuk është një surprizë e madhe duke marrë parasysh faktin se kompania po rritet si një botues i lojërave indie.

Mikro-shpërblime, për të motivuar punonjësit. Trendi i kompanive të mëdha

Netflix Games ka publikuar ose ka pritur gati 70 tituj në dy vitet e fundit, disa prej të cilëve janë të disponueshëm përmes aplikacionit standard të transmetimit Netflix, ndërsa të tjerët mund të qasen përmes pajisjeve celulare dhe konzollave të videolojërave.

TELEGRAFI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0