Nën moton "E ardhmja është private" Facebook sjell 5 njoftimet më të rëndësishme nga konferenca F8 - Business Magazine Albania

Nën moton “E ardhmja është private” Facebook sjell 5 njoftimet më të rëndësishme nga konferenca F8


Nën moton “E ardhmja është private” nis konferenca e zhvilluesve të Facebook, F8 nga CEO Mark Zuckerberg. Pas një viti të ngarkuar me polemika rreth faktit nëse Facebook po pushton privatësinë e përdoruesve dhe inkurajimin e ndërveprimit social, ai po përpiqet shumë që të ndihmojë njerëzit të lidhen me familjen dhe miqtë e ngushtë.

Gjatë fjalës kryesore, Facebook njoftoi përditësimet për Instagram, Facebook Messenger dhe shërbimin bazë të Facebook. Gjithashtu morëm edhe më shumë informacion në lidhje me pyetjet që kishim për Oculus Quest dhe kufjet virtuale Rift S dhe për një shërbim të ri që mund të nxisë disa ndërveprime shumë intensive mes jush dhe miqve tuaj.

Lexoni: 5 njoftimet më të mëdha të Zuckerberg gjatë konferencës F8 të zhvilluar nga Facebook

1. Facebook është ridizenjuar rreth grupeve dhe eventeve

Facebook kohët e fundit tha se do të fillojë të minimizojë News Feed dhe pas fjalimit në F8, ne mësuam më shumë për atë që nënkuptohet me këtë. Në një përditësim që Zuckerberg e quan “FB5”, Facebook do të nxjerrë në pah grupet dhe eventet, duke krijuar një tab të grupeve dhe një feed të personalizuar nga grupet që u jeni bashkuar – në vend të një news feed të përditësuar nga miqtë tuaj. Opsionet e ndërveprimit të grupit do të shfaqen ndërsa po shfletoni edhe pjesë të tjera të Facebook.

Ridizenjimi gjithashtu do të ndihmojë njerëzit të zgjerojnë rrethin e tyre social. Ai përfshin një funksionalitet të quajtur Meet New Friends, që lidh të huajt që kanë diçka të përbashkët me njëri-tjetrin. Gjithashtu, po ofron një mënyrë më të lehtë për të gjetur eventet që ndodhin pranë jush. Versioni për Android dhe iOS po marrin një përditësim të menjëhershëm; faqja në desktop do të përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.

2. Instagram vjen me karakteristika të reja të kamerës dhe me më pak ‘like’ të dukshme

Instagram ka një reputacion si një nga aplikacionet më miqësore të internetit, por gjithashtu një nga më konkurueset. Pra, Facebook po ofron më shumë mënyra për të bashkëvepruar me ndjekësit, duke minimizuar statistikat që mund të nxjerrin në pah njerëzit. Është duke përditësuar ndërfaqen e kamerës dhe duke shtuar një “Create Mode” të ri, gjë që e bën më të lehtë për të ndarë përmbajtjen përtej fotografive dhe videove tradicionale. Instagram po zgjeron gjithashtu një funksionalitet që lejon njerëzit të blejnë produkte nga brenda aplikacionit, duke u hapur artistëve, atletëve dhe krijuesve të tjerë përveç kompanive një mundësi të re.

Ndërkohë, Instagram po teston një sistem që pothuajse tërësisht i fsheh pëlqimet në murin e një personi, kështu që mund të “përqendroheni në fotot dhe videot që ndani, jo sa i pëlqejnë ato”.

3. Facebook Messenger do të fokusohet tek “miqtë e ngushtë”

Facebook gjithashtu po riorganizon Facebook Messenger si një mënyrë për t’u lidhur me miqtë tuaj. Ju mund të vendosni statuse ose të ndani foto me njerëzit që pëlqeni dhe besoni, potencialisht duke e bërë më të lehtë organizimin e sesioneve.

Messenger është në të vërtetë duke bërë një ndryshim të madh në përgjithësi. Në iOS, është projektuar për të marrë më pak hapësirë në telefonin tuaj; versioni i ri do të jetë nën 30MB, rreth 20% të madhësisë së tij aktuale. Dhe nëse po përdor Messenger në desktop, nuk do të duhet ta mbash më në një skedar të shfletuesit – Facebook po lançon aplikacione desktop për Mac dhe PC në vazhdim të këtij viti.

4. Oculus Rift S dhe Quest Oculus vijnë muajin e ardhshëm

Ndryshe nga viti i kaluar, ne nuk kishim në fakt një lançim të kufjeve VR në F8. Por porositë ishin të hapura për Oculus Quest dhe Oculus Rift S, dy kufje të reja që zëvendësojnë kamerat e gjurmimit të jashtëm me një sistem shumë më të përshtatshëm për përdoruesin. The Quest dhe Rift S kushtojnë të dyja 399 dollarë dhe ato do të shpërndahen më 21 Maj në 22 vende.

The Quest është një panel kontrolli e pavarur që ka për qëllim një treg masiv dhe ne ishim të impresionuar nga lehtësia dhe performanca e saj, por më pak të lumtur për çmimin e saj dhe fuqinë e kufizuar. Rift S është një përmirësim i vazhdueshëm i Oculus Rift 2016, i cili shton gjurmimin e brendshëm dhe një dizajn të ri.

5. Facebook do ju ndihmojë të lidheni me fiksimin tuaj

Facebook prezantoi një shërbim takimesh në F8 e vitit të kaluar. Këtë herë, njoftoi se Facebook Dating po zgjerohet në 14 vende të tjera dhe futi një funksionalitet të titulluar “Secret Crush”, i cili bën pikërisht atë që ju prisni. Mund të krijoni një listë të fshehtë të miqve të Facebook që ju tërheqin, pavarësisht nëse ata kanë një profil dating. Nëse ata po përdorin gjithashtu Secret Crush dhe ata ju shtojnë në listën e tyre, Facebook do t’ju njoftojë.

Lexoni: Konferenca vjetore F8 e Facebook: Cilat janë risitë që do të sjellë kompania?

Mark Zuckerberg pranoi në fjalimin e tij se shumë njerëz nuk besojnë tek Facebook dhe se Facebook u ka dhënë atyre arsye të mirë për ta bërë këtë. Por ai theksoi të gjitha mënyrat me të cilat Facebook, WhatsApp, Instagram dhe madje edhe Headset Oculus mund t’ju ndihmojnë të lidheni me njerëzit që ju doni. Ne ndoshta do të shohim shumë më tepër se kaq në muajt që do të vijnë, pasi Facebook po përballet me kritika të ashpra publike dhe beteja ligjore.

burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0