Nelson Hysa shkruan historinë, renditet i 11 në botë në kategorinë WBO, lë pas Joe Joyce
Nelson Hysa, shkruan historinë në boksin profesionist duke u ngjitur në vendin e 11-të në klasifikimin e WBO duke lënë pas yje të ringut si Joe Joyce. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një boksier mban këtë pozicionin në boksin profesionist dhe ai është Nelson Hysa.

Kjo rritje galopante në klasifikimin botëror të boksit për boksierin shkodran, erdhi pas fitores për titullin e WBO kundër gjermanit Thorsten Fuchs në Tiranë. Kjo renditje kryesohet nga anglezi Anthony Joshua, ndërsa kampion në peshat e rënda është ukrainasi Usyk.

Aktualisht Nelson Hysa mban titullin e WBO për peshat e rënda në Europë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda, në një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej” në 11 korrik. Kjo ishte fitorja e 18-të radhazi në karrierë për Hysën dhe e 16 me “Knock Out”, që solli për herë të parë në Shqipëri një titull europian.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto