Sammy Musovic – biznesmeni me origjinë nga Shqipëria, sot është pronar restorantesh shumë të njohura në Manhattan, SHBA.
Ermelinda Manos – Stiliste dhe autore librash në Las Vegas, SHBA.
Jani Boron, shqiptari nga Devolli që mbarështon bletë në Amerikë.
Paul Nicaj – një figurë që ka zënë vend në historinë e New York-ut duke patur kontroll të plotë të Hotel Plaza.
Evgeni Bajrami, shqiptarja që udhëhoqi drejt suksesit gazetën “Illyria”, zërin e shqiptarëve të Amerikës.
Edi Demaj, shqiptari nga Prishtina që ndërtoi në Detroit të SHBA-së perandorinë Rocket Fiber, një rrjet interneti me fibër-optike për gjeneratën e ardhshme. Ai është bashkë-themelues i disa startup-eve, iziSurvey, një startup që ofron mjete online dhe offline për të mbledhur të dhëna në kohë reale me kosto shumë të ulët. Ai gjithashtu bashkë-themeloi Reozom, një platformë marketingu të pasurive të patundshme që e bën blerjen dhe shitjen e shtëpive më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të përballueshme se kurrë më parë në Amerikë.
Etrit Demaj, shqiptari nga Prishtina një ndër më të suksesshmit në Detroit drejton veprimtarinë e përditshme në kompaninë Hepta Systems, për teknologjinë e mençur të ndërtesave. Demaj është në biznesin për t’i bërë ndërtesat më të mençura (teknologjikisht) prej sistemit të ngrohjes dhe ftohjes deri tek ndriçimi.
Rita Ora, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër. E pikasur nga Jay Z dhe e përfshirë në botën e muzikës brenda 48 orëve. Sot një nga yjet më të suksesshme dhe më popullore të globit.
Rexhep Rexhepi – djaloshi i ri nga Kosova që ka arritur të ngrejë një sipërmarrje të tij të prodhimit të orave në Gjenevë.
Labinot Bytyqi, shqiptari që bëri realitet ëndrrën amerikane, sot është themelues dhe CEO i Solaborate është përgjegjës për zhvillimin e HELLO, një pajisje komunikimi me video dhe një platformë bashkëpunimi.
Gazmend Hajdini, biznesmeni me origjinë shqiptare që jeton në Finlandë, ku dhe hapi shumë biznese duke rezultuar në suksese. Biznesi i tij i parë ishte Laboratori i dhëmbëve në qytetin bregdetar të Turku-së. biznesi i socionomisë, ku në bashkëpunim me finlandezët hapi shtëpinë jetimore për fëmijë.
Vëllezërit Besim dhe Afrim Halimi, shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë korrur sukses me biznesin e tyre, sallonin “Haircut Bes” duke fituar çmimin kryesor në spektaklin për floktorët më të mirë në “Swiss Hairdessing Awards 2016”.
Çifti Hoffman, me Brandt nga SHBA – Ervisa nga SHQIPERIa me suksesin e korrur në SHBA të kompanisë së tyre, u kthyen në Shqipëri për të vazhduar suksesin e tyre edhe këtu. Qëllimi i tyre është dizenjimi i hapësirave, duke lidhur partneritet me më të mirët në fushën e dizajnit. Partneri i tyre kryesor është Knoll Inc. (NYSE:KNL), një korporatë multinacionale, e cila merret me prodhimin e mobiljeve për mjedise shtëpiake dhe për zyra. Ata ofrojnë produktet dhe shërbimet që lidhen me të.
Miranda Ademaj, CEO dhe themeluese e Skënderbeg Alternative Investments në Zyrih. Ajo filloi kompaninë e saj në moshën 29 vjeçare dhe e menaxhon atë që në atë kohë duke rezultuar në një sukses në Zvicër.
Amet Gjanaj, pak njerëz dinë për të, por ai është shqiptari që për 15 vite ka ndihmuar në lançimin e mbi 800 bizneseve të vogla dhe të mesme që kanë gjeneruar mbi 1.200 vende pune për banorët e Brukselit.
Siç vihet re shqiptarët më të suksesshëm janë në vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, toka e premtuar ku çdo sipërmarrës bën realitet ëndrrën e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.