Gazmend Hajdini: Menaxhimi i jetës është i njëjtë me menaxhimin e bizneseve - Business Magazine Albania

Gazmend Hajdini: Menaxhimi i jetës është i njëjtë me menaxhimin e bizneseve


Kush është Gazmend Hajdini?

Një biznesmen shqiptar me vendbanim në Turku të Finlandës!

Vendlindja?Gazmend-Hajdini-Menaxhimi-i-jetës-është-i-njëjtë-me-menaxhimin-e-bizneseve-businessmag

Ferizaj, Kosovë.

Mosha?

40 vjet.

Viti kur emigruat?

Që nga viti 92 në Finlandë.

Fusha e ekspertizës?

Në fushën e shëndetsisë dhe sociale, por është i angazhuar dhe në disa biznese të tjera këtu në Finlandë.
Përse vendosët të jetoni në Finlandë?

Shtetet skandinave kanë qenë për mua atraktive për shkak të shkollimit dhe jetesës së mirë dhe mirëqënies jetësore. Ky ka qenë shteti i parë ku kam emigruar dhe besoj se ky ka qenë vendi i dëshiruar për mua. Gjithashtu studimi i gjuhës ka qenë një e arritje e imja, edhe pse sfidat i kam dashur gjithmonë në jetë.

Cilat ishin hapat e parë për t’u integruar në jetën finlandeze?

Në fillim prioritare për mua ishte të mësoj sa më shpejt gjuhën, edhe pse ka qenë mjaft sfiduese; por pas 9 muajve qëndrim në Finlandë arrita të regjistrohem në gjimnaz krahas finlandezëve në vitin e dytë, po aty ku më mbeti në Kosovë.

Menjëherë pas kryerjes së Gjimnazit, prioritet i imi dhe interesimi për shëndetësi, vendosa të kryej edhe një kualifikim për bazat shëndetsore në gjuhën finlandeze.

Më pas vijova studimet e rregullta në kryeqytetin finlandez, Helsinki ku edhe mbarova studimet për laborant të dhëmbëve. Më pas, pas një viti punë fillova në shkollën e lartë për Bachelor për teknologji të dhëmbëve që zgjati për 3,5 vite ku mbarova me të gjitha notat e larta.
Pas mbarimit të studimeve vendosa të krijoj familje dhe të përqendrohem në Biznes.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Gazmend-Hajdini-Menaxhimi-i-jetës-është-i-njëjtë-me-menaxhimin-e-bizneseve-businessmagMë pas si e zhvilluat jetën e biznesit dhe sa ka qenë e vështirë të krijoni një biznes në vend të huaj siç është Finlanda dhe cila ka qenë jeta reale si biznesmen?

Biznesin e parë e fillova i vetëm ku hapa edhe laboratorin e dhëmbëve në qytetin bregdetar të Turku-së. Pasi Turku është edhe njëri nga qytetet më të vjetra në Finlandë dhe më interesanti, ku për mua më së shumti ka qenë atraksioni dhe kënaqësia e ishujve që i ofron Turku në rrethinat e saj.

Për mua, për të bërë biznes ka qenë e domosdoshme edhe balancimi i punës dhe jetës, pasi unë kohën e lirë gjithmonë dëshiroj ta kaloj në natyrën e mrekullushme që ofrojnë ishujt dhe deti Baltik.

Pasi biznesi me laboratorin e dhëmbëve ishte i suksesshëm, dhe fillova të krijoj më shumë besimin e stomatologëve dhe qytetarëve të Turkut, atëherë edhe unë mora vetëbesim të angazhohem edhe në bizneset e tjera, si ai i socionomisë, ku edhe hapa në bashkëpunim me finlandezët shtëpinë jetimore për fëmijë.

Aty me ketë biznes m’u dha edhe përgjegjësia më e madhe në jetën time. Të bëhem drejtor i përgjithshëm i shtëpisë jetimore, ku patëm 7 fëmijë nën mbikqyrje dhe 12 punëtorë sociologë.

Kjo ka qenë përvoja ime më e dhimbshme për mua, ku në ushtrimin e kësaj detyre kam parë edhe anën e ndjeshme të jetesës finlandeze me probleme sociale dhe shëndetsore, ku shteti ishte i detyruar që atyre familjeve, fëmijët e të cilave nuk kishin aftësitë të menaxhojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, t’u garantojë ushqim dhe jetë të sigurtë sa më të mirë. Këtë e bënin duke i dërguar në mbikqyrje të kompanisë që unë dhe kolegët e mi drejtonim.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Në jetën time duke bërë biznes, m’u dha rasti që t’i njoh edhe finlandezët që udhëhiqnin biznese të mëdha dhe niveli i lartë i jetesës së tyre kishte një mangësi. Tek luksi që ata krijonin nëpër vilat dhe shtëpitë e tyre të mëdha, mungonin pishinat.

Gazmend-Hajdini-Menaxhimi-i-jetës-është-i-njëjtë-me-menaxhimin-e-bizneseve-businessmagKëtu më lindi ideja për të hapur edhe një biznes tjetër për nevojat e klasës së lartë duke ofruar pishina luksoze. Për këtë mora përfaqësinë e kompanisë së pishinave luksoze ”WaterAir” nga Franca dhe të drejtën për shitje dhe instalimin e pishinave. Në këtë biznes për shkak të kohës jo shumë të lirë, vendosa të veproj si aksioner dhe përgjegjësitë kryesore për shitjen dhe instalimin t’ia ngarkoj vëllait tim Rinor Hajdini, i cili është menaxher dhe ka përfunduar fakultetin ekonomik në Kouvola, Finlandë dhe aktualisht është duke bërë magjistraturën në Universitetin Ekonomik të Prishtinës.

Ju si një biznesmen që veproni në Finlandë, a keni kohë për aktivitete të lira?

Gjithsesi, për mua menaxhimi i jetës dhe i aktiviteteve të lira është i njëjtë me atë të menaxhimit të bizneseve. Përveç që qetësinë shpirtërore e gjej gjithmonë duke lundruar me anijen private nëpër detin me plot ishuj, unë po ashtu sapo kam filluar edhe të bëj zhytje në ujëra me thellësi deri në 20 m, ku edhe jam anëtar i një klubi të zhytjes, i cili bënë zhytje duke bërë hulumtime nënujore në detin Baltik. Gjithashtu për shkak edhe të klimës dimërore, unë bëj edhe snowboard dhe skiim. Ndërsa në shtëpi praktikoj edhe ngapak GYM-in të improvizuar vetë.

Për mua gjendja mendore dhe fizike janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të balancuar si dhe për të bërit biznes.

Sa jeni të gatshëm për investimet dhe angazhimet tuaja në Kosovë/Shqipëri?Gazmend-Hajdini-Menaxhimi-i-jetës-është-i-njëjtë-me-menaxhimin-e-bizneseve-businessmag

Edhe pse angazhimet e mia janë të orientuara kryesisht në Finlandë, si me familje ashtu edhe me punë, unë asnjëherë nuk e kam harruar vendlindjen time atje. Unë kam menduar dhe kam provuar para disa viteve edhe me kolegë të Finlandës të bëj investime direkte në Kosovë dhe Shqipëri, por burokracia dhe sistemi i të bërit biznes ende nuk i plotëson kushtet e nevojshme për momentin, po ashtu edhe eksperienca e bashkatdhetarëve të tjerë, të cilët kanë investuar dhe kemi pasur rastin të bisedojmë për investimet në Kosovë kanë qenë negative.

Por unë të ardhmen time gjithsesi e shoh për t’u kthyer në Kosovë.
Une çdo vit bëj pushime me familjen në Kosovë e Shqipëri dhe aktualisht pushimet e mia i kam investuar vetë duke pushuar në njërën nga banesat e mia në Durrës.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0