Miranda Ademaj – Pavarësisht sa e zymtë mund të jetë e sotmja, gjërat do të jenë më të shndritshme nesër. - Business Magazine Albania

Miranda Ademaj – Pavarësisht sa e zymtë mund të jetë e sotmja, gjërat do të jenë më të shndritshme nesër.


  1. Kush është Miranda Ademaj?

Miranda Ademaj është CEO dhe themeluese e Skënderbeg Alternative Investments në Zyrih. Ajo filloi kompaninë e saj në moshën 29 vjeçare dhe e menaxhon atë që asokohe. Miranda lindi në Kosovë. Ajo emigroi në Gjermani ilegalisht me familjen e saj, filloi një jetë të re, mësoi 4 gjuhë të huaja dhe udhëtoi rreth botës. Ajo ka disa mendime mjaft interesante mbi background-in e saj, si të ndërtosh një startup dhe për gratë në financë.

  • Vendlindja: Shtime, Kosovo
  • Pozicioni aktual: CEO / Bashkëthemeluese e Skënderbeg Alternative Investments AG
  • Viti kur u largua nga Kosova: 1994
  • Fusha e Ekspertizës: Investime Alternative / Fonde Gardh
  • Hobi: Sporti, modelimi, udhëtimet
  • Info shtese: Miranda ishte folëse e ftuar në TEDxTirana në Maj 2014 për tematikën “Blissful Uncertainty” –

 

  1. Cila ishte arsyeja kryesore që prindërit e tu u larguan nga Kosova? Cila ishte mosha juaj asokohe?

Unë linda në Kosovë në kohën kur lufta që vijonte nuk ishte e deklaruar. Për të siguruar një të ardhme më të sigurtë ptime, prindërit vendosën të emigronin në Gjermani. Nuk ishte e lehtë për prindërit e mi ta merrnin këtë vendim pasi ata duhej të linin gjithçka pas dhe ishte e pasigurtë nëse do ja dilnim të shkonim në Gjermani pasi statusi ynë I refugjatit nuk ishte aspak i qartë.  Ne ja dolëm të shkonim në Gjermani. Por pa një shtëpi dhe pa një ide se çfarë do sillte e ardhmja, mundësitë nuk ishin inkurajuese.

 

  1. Fillimisht ne Gjermani, tani jeni ne Zvicer; Mund të na tregoni diçka lidhur me këtë përvojë si e huaj në një vend që nuk kishte lidhje me origjinën tuaj? Si mendoni ka ndikuar kjo zgjedhje në karrierën tuaj?

Nga pikëpamja sociale dhe kulturore, Gjermania ishte shumë e ndryshme nga mënyra se si u rrita në Kosovë. Si një grua adoleshente unë vura re veçanërisht se gratë në Gjermani kishin më shumë opsione dhe një status social më të lartë se ato në Kosovë, por për të siguruar të drejta të njëjta për veten time në mjedisin tim shoqëror, ku si një grua shqiptare pritet të sillesh sipas normave të kulturës tënde.

Në atë kohë, familja ime u përpoq ti qëndronte atyre vlerave dhe traditave Shqiptare në përgjithësi. Unë mendoj se për prindërit e mi unë isha një fëmi i vështirë, sepse unë isha një person që më pëlqente t’i tejkaloja kufijtë. Nëna ime shpesh herë më pyeste përse nuk mund të isha nje vajzë normale si vajzat e tjera kosovare.

Pavarësisht gjithçkaje unë ja dola të diplomohesha në Kolegjin Ekonomik. Derisa studioja, më është dashur të punoja part-time për të mbështetur veten financiarisht. Kështu që kalova disa kohë të vështira, por kjo më bëri një luftëtare. Meqenëse ekonomia gjermane asokohe po tregonte shenja rënie, pashë mundësi më të mira në Zvicër dhe vendosa të lëviz në Zyrih. Në Zvicër u desh të përballesha dhe të përshtatesha  me një kulturë tjetër, edhe pse jo shumë e ndryshme nga ajo në Gjermani. Siç u duk, kohët e fundit, ky vend rezultoi të kishte një ndikim domethënës në jetën time.

Për shembull, kur arrita në Zvicër, një poster i partisë së krahut të djathtë kundër financimit publik të qendrave të integrimit të emigrantëve nga Kosova mund ta shihje ngado.  Sigurisht që kjo nuk ishte diçka e këndshme për tu parë nga unë. Shenjat nuk dukeshin në favorin tim. Por pjesa dërrmuese e popullsisë së Zvicrës është shumë mikpritëse dhe “Aty ku ka vullnet e dëshirë, ka një zgjidhje”. Unë vazhdova studimet e mia për Ekonomi, punova për një nga bankat më të mëdha Zvicerane dhe si hobi, bëra disa herë modelim. Madje pata shansin të shfaqesha edhe në televizion. I kisha përmbushur të gjitha qëllimet e mia.

 

Përveç njërit: Ëndrrës të bëhesha një ditë CEO e kompanisë time.

 

Contact1

  1. Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion?

Tek Credit Suisse, fillova një Program të Brendshëm Trajnimi, “Career Starter” për një vit, ku mësova mbi punën dhe mbi çdo produkt të bankës. Që në fillimet e mia jam hipnotizuar nga magjia e tregjeve financiare. Fondet Gardh (Hedge Funds), në veçanti, më tërhoqën për shkak të  atmosferës së tyre misterioze. Më vonë, mbase edhe si pasojë e edukimit tim tradicional, unë dëshiroja të shikoja nëse mund të bëja ndryshimin në këte botë të dominuar nga meshkujt.

 

  1. Si ishte rrugëtimi juaj profesional deri në Skënderbeg Alternative Investments?

Në Zyrih, punova për një fond të fondeve Gardh pioniere. Takova aty disa njerëz të mrekullueshëm. Njerëz të cilët e kuptuan perspektivën time në jetë, inteligjentë dhe shumë të edukuar. Një ditë pata idenë të krijoja  një kompani,  të ngjashme me atë ku punoja. U bëra partnere me 2 kolegë të mij dhe krijuam kompaninë tonë të quajtur Skënderbeg Alternative Investments.

Të gjithë na quajtën të çmendur që filluam një fond të fondeve në këtë mjedis. Pati edhe nga ata që vendosën baste kundër nesh por ne i qëndruam bindjes tonë dhe kishim përcaktuar objektiva të qarta. E nisëm kompaninë tonë, fillimisht pa asnjë klient, vetëm me një ide, motivim, setup të shkëlqyer dhe një ndjesi të mirë për disa klientë potencialë të profilit të lartë. Dhe ëndrra jonë për tëlançuar një fond të fondeve tonin, që fillimisht dukej e pamundur, u bë e vërtetë. Pasi vetëm pas 3 muajsh, ne arritëm një marrëveshje disa milionëshe nga nje investitor që mundësoi lancimin e fondit tonë. Ishte një ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj. Mendimi im i parë ishte, gjithmonë ja vlen të luftosh në jetë. Është interesant fakti se të gjithe shtetet (vendet) që janë të dashur për mua janë të përfaqësuara në kompaninë tonë. Shefi i investimeve është Zviceran, shefi i riskut është Gjerman dhe unë si CEO vij nga Kosova. Dhe sicla nga këto kombësi ka fuqitë e veta dhe duke i kombinuar këto fuqi, në ndërtojmë një skuadër të fortë.

Miranda-Ademaj-BusinessMagAL-BM22

  1. Çfarë ju ka motivuar më shumë në rrugën tuaj drejt suksesit? Ku gjeni mbështetje në momente të vështira?

Secili nga ne ka një qëllim dhe çdo qenie njerëzore ka realitetin e tij. Meqë secili nga ne ka një histori të tijën, na takon neve të eksplorojmë këtë histori. Unë vendosa në një moshë të re të futem në industrinë e financës. Kjo mund të ketë qenë qëllimi im në jetë duke parë se përvojat e mia në jete më shtynë të bëhem e fortë. E vetmja gjë konstante në jetëështë ndryshimi.

Rritja në një zonë lufte dhe udhëtimi individual për një vit rreth botës, më mësuan të përshtatem me gjithçka që më ndodhte në ato kohë. Kjo përvojë më dha aftësitë e nevojshme për t’u përshtatur me ndryshimin në vazhdimësi dhe të fokusohesha në atë që më duhet të bëj për të ecur përpara në vend që të shpenzoja energji për ti rezistuar ndryshimit. Fokusi tek mendimet pozitive dhe përshtatja ndaj ndryshimit, më bënë fleksibël sipas rrethanave duke mos lejuar që lufta apo ndonjë problem tjetër të më kontrollonte. Të qënit fleksibël më lejon të menaxhoj stresin dhe të merrem në mënyrë konstruktive me njerëzit apo ngjarjet negative që has në jetë.

 

  1. Si e shikoni me syrin tuaj, dallojnë meshkujt dhe femrat në rolet e liderit të një kompanie apo të një menaxheri?

Mendoj se sfida më e madhe është të ndryshohet perspektiva që në industrinë e ‘fondeve gardh’ (hedge fund), gratë kanë vetëm role ndihmuese, sidomos nëse ato janë të pashme.

Më ndodh shpesh të më pyesin “Cili është roli juaj në kompani Miranda?”. Në mbledhje apo takime, shpesh unë jam e vetmja femër e pranishme. Kjo është paksa e çuditshme, por aktualisht nuk më bën përshtypje pasi i njoh aftësitë e mia.

Në fund të ditës, fakti që jam një grua në këtë industri është në favorin tonë dhe na jep një avantazh konkurrues pasi përqasja e femrave ndaj investimeve punon në favorin e tyre.

Arsyet që më kanë çuar tek ky përfundim nuk kanë të bëjnë aspak me nivelet e inteligjencës apo edukimit apo edhe me vitet e përvojës. Gjithçka ka të bëjë me një diferencë biologjikë: Femrat priren të jenë fizikisht më të dobëta. Këtë dis-avantazh ato duhet ta kompensojnë me kujdes dhe më një matje më të mirë të rreziqeve. Për më tepër, meshkujt prodhojnë mesatarisht 15 herë më shumë testosteron se sa femrat. Ky fakt ka një impakt në agresion, dominim, besim, kundërshtime dhe në marrjen përsipër të rreziqeve.

Mendoj gjithashtu se intuita femërore mbart avantazhe. Aftësitë sociale dhe emocionale të tyrë janë më të zhvilluara se tek meshkujt. Zakonisht femrat bëjnë pyetje më shpejt kur mendojnë se nuk e kuptojnë diçka. Ato duan të futen menjëherë në temë. Ndërsa burrat shpesh presin nga frika se do të paragjykohen si të pa informuar apo të pa ditur. Dhe kjo është e rëndësishme në botën e investimeve!

 

  1. TedX Tirana – Si ishte si pervojë ? Kush ju ftoi ?

E mora ftesën drejpërdrejt nga TedX Tirana, pasi tematika “blissful uncertainty” dukej se përputhej në mënyrë perfekte me biografinë time. Nuk ishte e lehtë të flisja përpara një audience të gjerë për jetën time personale, sidomos për luftën. Por motivimi im ishte të frymëzoja njerëzit, veçanërisht femrat shqiptare.

Prezantimin e “blissful uncertainty” mund ta ndiqni KETU.

  1. Po shqiptarët si individë, i shikoni si sipërmarrës të suksesshëm? Njihni sipërmarrës shqiptarë që kanë sukses në Zvicër apo Gjermani? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund ti atribuohet suksesi në biznes?

Aftësitë e të bërit biznës janë të lidhura ngushtë me personalitetin dhe ambjenti që na rrethon. Shqiptarët janë përballur me represionin e huaj shpesh dhe kjo mund të ketë zhvilluar mirë shqisat për të luftuar për atë që ke nevojë. Këto tipare apo shqisa të ndihmojnë shumë në jetën e biznesit, sepse edhe aty duhet të përballemi me shumë sfida për të cilat nevojitet shumë forcë dhe përvojë për ti tejkaluar.

Përveç shpirtit luftarak me të cilin kemi lindur, ekzistojnë edhe disa karakteristika të tjera të rendësishme që Shqiptarët kanë, siç janë lidhjet shoqërore. Pata mundësinë ta shikoja me sytë e mi si edhe ta dëgjoja nga të tjerët se Shqiptarët janë të hapur kundrejt njerëzve të rinj dhe iu pëlqen të krijojnë kontakte të reja. Kjo mund të jetë e lidhur me një karakteristikë të dytë, ndjenja për të ndihmuar, që mund të vihet re nëçdo shtëpi shqiptare. Është mëse normale për ne të ndihmojmë të tjerët edhe pse nuk i njohim personalisht. Është diçka që na vjen natyrshëm dhe ne thjesht na pëlqen ta bëjmë.

Karakteristika të tjera që i bëjnë shqiptarët njerëz biznesi të suksesshëm përfshijnë kreativitetin, improvizimin dhe ambicien, të cilat nga këndvështrimi im janë të domosdoshëm për të arritur sukses.Contact2

 

  1. Çfarë këshille ke për startup-et e reja? Ka moshë për të krijuar një biznes të ri apo jo ? Çfarë duhet të bëjnë kur kanë një ide ?

Përsa i përket moshës, unë do të rekomandoja të fillonin sa më herët pasi ndonjëherë do të nevojitet kohë për të arritur qëllimet që i vini vetes. Ndërsa nëse do flisnim për kritere të tjera për të filluar startup-in tuaj, mendoj se Steve Martin e ka thënë siç duhet:

Bëhu jashtëzakonisht i mirë në atë që bën. Këtë nuk mund ta zëvendësojë asnjë përpjekje marketingu apo lajm në mediat sociale. Bëj atë që di dhe dashuroje! Kjo do të rezonojë tek investitorët potenciale dhe tek punonjësit tuaj. Dhe do ti japë vlerë gjithë punës tuaj. Sa më shumë ju pëlqen puna juaj, aq më e lehtë bëhet të punosh dhe kjo është e rëndësishme, veçanërisht kur fillon të ndërtosh kompaninë tëndë si startup. Do të habiteni se sa kohë dhe energji do ju duhet për të ndërtuar një kompani të suksesshme.

Ndryshimin mes një startup-i dhe një biznesi të suksesshëm e bëjnë shpesh disa vite (ose më shumë), shumë punë, pak fat, vizioni dhe përpikmëria. Pjesa më e madhe e bizneseve të suksesshme apo korporatave të tanishme kanë qenë njëherë në fazën startup.

Starbucks dhe Walmarts që janë biznese globale, dikur ishin biznese familiare që mezi ja dilnin. Ndaj, nëse jëni një sipërmarrës apo startup, duhet ta dini që 90% e bizneseve të reja dështojnë. Shanset janë vendosur kundër jush, dhe do ju duhet të mësoni në çdo hap. Megjithatë, startup-et nuk vdesin, ata vetëvriten. Në fjalë të tjera, 90% e startup-eve dështojnë sepse themeluesit e tyre mërziten, dekurajohen dhe largohen drejt diçkaje tjetër, jo për shkak të ndonjë katastrofe. Pavarësisht sa e zymtë mund të jetë e sotmja, gjërat do të jenë më të shndritshme nesër.

Ne e dinim se në rastin tonë kishim vetëm një mundësi, kështu që bëmë më shumë se gjithçka duhej për të bërë më të mirën si në përqasjen ndaj distributorëve, investitorëve dhe deri në hedhjen në treg.

Nëse gjithmonë jep më shumë, kjo do të tërheqë vëmendje dhe ju do të ecni drejt suksesit.

Do të inkurajoja sipërmarrësit e tjerë të shpenzojnë pak kohë për të kuptuar cili është biznesi i tyre, çfarë bën dhe çfarë përfaqëson. Nëse arrini të përpiloni një sinops nga 60 – 90 sekonda, kjo do ju shpërblejë me dividentë gjatë gjithë ciklit tuaj në biznes.

Tregohuni vërtet të qartë me supozimet qe bëni për biznesin që doni të filloni, dhe kontrolloni sa më shpejt nëse këto supozime janë reale.

Edukohuni dhe trajnohuni mbi atë që doni të bëni. Nëse nuk e njihni atë që po bëni, njerëzit do të përfitojnë nga ju. Ushtroni të drejtën tuaj për të negociuar, sifomos si një grua; mos kini frikë të largoheni nga një oportunitet që mendoni se nuk bën për ju; tregohuni realist me buxhetin. Shqyrtoni sa ju nevojitet të kurseni dhe më pas përpiquni ti qëndroni buxhetit.

Kur burimet i keni të kufizuara, do ju duhet të tregoheni vërtet krijues për ti bërë gjërat të funksionojnë. Merrni shumë përshtypje dhe mendime nga njerëzit mbi cilëndo ide që keni…Kërkoni opinione kritike. Pyesni se çfarë nuk shkon. Shpesh nuk na pëlqen kur na kritikojnë apo na bëjnë me faj, por kjo do ta bëjë biznesin tuaj më të fortë. Nuk këni pse të jeni dakort me të gjithë ata që ju japin përshtypje apo të ndiqni me domosdoshmëri sugjerimet e tyre. Por sa më shume opinione të keni, aq më shumë informacion do të keni për të marrë vendimet e duhura për biznesin tuaj.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, rrethohuni nga një ekip fantastik sepse do ju nevojiten për të kapërcyer të gjitha pengesat qe do iu dalin përpara kur të filloni një kompani të re. Shumë njerëz kanë ide të mëdha që duan ti ndjekin të vetëm, por mendoj se është pothuajse e pamundur të bësh gjithçka i vetëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0