Cili është shqiptari që donte të shpëtonte lokalin e famshëm “Carnegie Deli”, në New York? - Business Magazine Albania

Cili është shqiptari që donte të shpëtonte lokalin e famshëm “Carnegie Deli”, në New York?


Në New York, restorantet shkojnë e vijnë, mirëpo një lokal dukej sikur do të jetonte përgjithmonë. I hapur në 1937, Carnegie Deli u kthye shpejt në një ikonë të qytetit. Kryesisht me kuzhinë hebraike, lokali ofronte sanduiçe dhe ëmbëlsira të famshme dhe ka pasur mes klientëve të rregullt disa nga figurat më të mëdha të artit dhe kulturës së qytetit.

Viktimë e famës së vet, në dekadat e fundit, më shumë se njujorkezët vizitohej nga turistë kuriozë.
Fundi ishte gati i paralajmëruar. I thyer nga rënia e financave, nga gjobat, humbja e një gjyqi me punëtorët dhe divorci i pronarëve, biznesi ishte nisur në rrugën pa kthim. Në Tetor, pronarja deklaroi se do ta mbyllte në fund të vitit.

Lajmi i mbylljes mërziti shumë vetë përfshi edhe ata që nuk e kanë frekuentuar prej vitesh, por ruanin kujtime të fëmijërisë e rinisë aty.

Një njeri u përpoq në veçanti që ta shpëtonte. Emigranti shqiptar Sammy Musovic, i cili, kur mbërriti për herë të parë në SHBA, 40 vjet më parë, ka punuar aty si pjatalarës. Sot është pronar restorantesh shumë të njohura në Manhattan.

Bashkë me djemtë, ai thirri një konferencë shtypi përpara Carnegie Delit në Tetor dhe tha se do ta shpëtonte lokalin.

“Të mbyllet ky lokal është si t’i heqësh New York-ut Ndërtesën e Shtetit të Perandorisë (Empire State Building) apo Statujën e Lirisë”, deklaroi ai.

carne2

Sammy Musovic nuk ishte i vetmi që u përpoq ta blinte këtë biznes që të mos mbyllej. Gazetat njujorkeze shkrujtën në atë kohë se Musovic e njeh dhe kandidatin për President, Donald Trump.

Ai kishte organizuar këtë vit një takim fondembledhës për Melania Trump, të cilën e kishte përshkruar si një grua të bukur që donte ta shihte në Shtëpinë e Bardhë. Ai u tha gazetave se vendlindja e saj ishte në Jugosllavi, ndërsa e tija ishte jo larg kufirit të Malit të Zi.

Prej saj e mbështes edhe Donald Trump”, kishte sqaruar ai. Dëshira e tij për Shtëpinë e Bardhë u plotësua, kjo për Carnegie Deli, jo. Sot ishte dita e fundit, për lokalin e famshëm.

Kamerat ishin përsëri të gjitha nga Sammy Musovic. Me një çek tani prej 10 milionë dollarësh në dorë, ai tha para gazetarëve se ishte gati t’ia paguante pronares Marian Harper-Levine. Mirëpo, si sqaroi menaxheri i fundit kësaj ikone të qytetit, familja vendosi që historia të mbyllet me ta.

Pronarja ka thënë se Sammy Musovic ka folur më shumë me median se sa me përfaqësuesit e saj, si dhe nuk ka treguar ndonjë siguri se ka para që ta mbështesë çekun që e shpalos përpara kamerave. Ajo tha gjithashtu se nuk ka gjetur në arkivat e dokumenteve të saj ndonjë gjurmë se shqiptari ka qenë vërtet i punësuar aty si tregon.

Sammy Musovic u ka thënë gazetarëve se është pronar i lokaleve të njohura Sojourn, Vero dhe Selena Rosa, si dhe që nëse do t’ia linin atij në dorë do ta mbante hapur Carnegie Delin edhe 100 vjet të tjera.

carne3

/Shkruar nga Ruben Avxhiu për Illyria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0