Rexhep Rexhepi, shqiptari që ndërtoi markën e tij të orave - Business Magazine Albania

Rexhep Rexhepi, shqiptari që ndërtoi markën e tij të orave


Historia e suksesit të një shqiptari të ri të pasionuar pas orave të dorës. Ky është modeli i një të riu që i dha jetë ëndrrës së tij për të ngritur një sipërmarrje të prodhimit të orave.

Rexhep Rexhepi, ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze që mbulon të rejat nga industria e orave, “Wrist Watch”.

Pas një rrugëtimi të gjatë arritjesh në këtë sektor, në moshën 25 vjeçare ai e ndjeu  se kishte ardhur koha  tij, për të themeluar markën e vet të orave, “Akrivi A”.

“Gjëja e parë që të bie në sy kur shikon nga afër  një orë te “Akrivi A” në metal, nën një lupë,  është niveli ekstremisht  i lartë i shkëlqimit. E gjithë ora duket se shndrin, nga brenda -jashtë në një mënyrë që duket sikur të flet, si rezultat i dritës që shndrin nga të gjitha sipërfaqet e lëmuara”-shkruan revista prestigjioze “Wrist Watch” për prodhimet e Rexhepit.

Bëhet fjalë për një djalë të ri nga Kosova që ka arritur të ngrejë një sipërmarrje të tij të prodhimit të orave në Gjenevë por jo vetëm.

Rexhepi ka arritur që prodhimet e tij ti ekspozojë në kryeqytetet më të mëdha të botës.

“Unë nuk jam personi që mund të revolucionarizojë industrinë e orëve, për mua është e gjitha rreth traditës. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk kam asgjë të re për të sjellë në tavolinë”-thotë Rexhepi për revistën.

Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”. Por, pasioni i tij për orat ka filluar shumë herët, qëkur jetonte në Kosovë.

Rexhepi tregon momentin kur pa për herë të parë një orë dore, orën e babait të tij.

“Mbaj mend se ishte një orë Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe çdo herë që na vizitonte në Kosovë, unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishtja orën”.

Rexhepi thotë për revistën se “një pikë e rëndësishme për mua është se një orë duhet gjithmonë të mbetet  e lëmuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një objekt i përjetshëm për të ardhmen, jo subjekt i ndryshimeve në stil”.

 

burimi: ekonomiaonline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0