Ndërtohet "Ferma e re me erë prej 40 milionë paund" - Business Magazine Albania

Ndërtohet “Ferma e re me erë prej 40 milionë paund”

Ndërtohet "Ferma e re me erë prej 40 milionë paund"
~2 minuta lexim

Një impiant i prodhimit të energjisë me erë, prej 40 milionë paund i është dhënë leja e planifikimit nga Këshilli i South Lanarkshire, njofton BBC. Zhvilluesit thonë se Mill Rig do të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar 21,000 shtëpi. Ata thonë se kanë fituar miratimin për gjashtë turbina të mëdha në fermën e erës Mill Rig pranë Darvel.
Projekti, i cili shtrihet në kufirin South Lanarkshire dhe East Ayrshire, do të ketë një kapacitet prej rreth 36 MW  mjaftueshëm për të furnizuar me energji rreth 21,000 shtëpi. Gjithçka ështe “në rrugën e duhur” për t’u bërë operacional brenda tre viteve.  Në një deklaratë, firma tha se projekti do të zhvendosë më shumë se 18,000 ton CO2 në vit nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar – ekuivalent me heqjen e pothuajse 7,000 makinave me benzinë ​​nga rruga.
Lexo: Shefi i OKBS-së thirrje: “Më shumë taksa për kompanitë e karburanteve fosile”

Kompania me bazë në Hamilton planifikon të krijojë një fond të komunitetit lokal, i cili ka pretenduar se do të gjenerojë deri në 5.4 milion £ të ardhura gjatë jetës së pritshme 30-vjeçare të projektit. Ajo ka vlerësuar gjithashtu se zona lokale do të përfitojë nga kontratat lokale me vlerë 11.7 milion £ gjatë ndërtimit.

Robin Winstanley, menaxher i qëndrueshmërisë në Banks Renewables, tha: “Me hapat e ardhshëm të projektimit dhe ndërtimit të detajuar, Mill Rig Wind Farm është në rrugën e duhur për të ndihmuar Skocinë të arrijë objektivat e saj ambicioze neto zero, duke forcuar sigurinë energjetike të MB duke prodhuar energji elektrike të gjelbër deri në vitin 2025.”  BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0