"MK Hotel: Lartësojmë Standardet, Hapi i Ri në Rajon" - Business Magazine Albania

“MK Hotel: Lartësojmë Standardet, Hapi i Ri në Rajon”

“MK Hotel, një nga pikat më të shquara të akomodimit në Shqipëri, e cila ka ndërthur cilesinë e lartë me një ndjenjë autentike gjermane. Me një angazhim të përhershëm për inovacionin dhe shërbimin e shkëlqyer,sjellin për shqiptarët trendet më të fundit gjermane, të sofistikuara dhe të zhvilluara në fushën e hotelerisë.

Në qendër të vizionit është premtimi i një zgjerimi të mëtejshëm në rajon. MK Hotel synon të krijojë një hapësirë të veçantë, ku eleganca dhe komoditeti shqiptar takohen me standardet më të larta gjermane. Me kujdes të veçantë për detajet dhe një pasion të vazhdueshëm për përmirësim, premtojmë të sjellim një eksperiencë të jashtëzakonshme të akomodimit për të gjithë vizitorët.

Për ta, zgjerimi në rajon është një udhëtim i ri, ku bashkojnë vlerat kulturore dhe profesionalizmin e MK Hotel me pasurinë dhe diversitetin e rajonit.

Mario Doçi, menaxher pranë këtij hoteli, ndau përvojën e tij të punës dhe ideologjinë e këtij biznesi në  Panairin e Turizmit.      

Cilat janë pikat tuaja të forta që ju diferencojnë në treg?

Fakti që operojmë si një brand gjerman sigurisht na ofron një ndryshueshmëri dhe qasje të veçantë ndaj publikut, duke bërë kështu sektorin turistik të shquhet nga të tjerët. Ne shquhemi për unicitetin tonë, dhe një nga elementët kyç që na bën të jemi të veçantë është shërbimi i ofruar. Çdo aspekt i eksperiencës së klientit është i përcaktuar nga një standard i lartë i shërbimit, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme për udhëtarët tanë. Në këtë mënyrë, ne po ndërtojmë një lidhje të thellë me klientët tanë dhe po ndihmojmë në krijuar kujtimet më të bukura dhe të mbresëlënëse për ta udhëhequr sektorin turistik me një vlerë të shtuar.

Sa i përket qasjes suaj të biznesit a mendoni të zgjeroheni në Rajon?

Zgjerimi në rajon është një nga hapat e rradhës për këtë brand gjerman. Ne angazhohemi që gjithmonë të jemi pranë publikut tonë, duke shtrirë prezencën tonë në zona të reja dhe duke ofruar një eksperiencë unike në këto vende. Kjo na mundëson të lidhemi ngushtë me komunitetet lokale dhe të përshtatemi me nevojat e tyre specifike. Ndërtimi i një prezence të qëndrueshme dhe të fuqishme në rajon do të na lejojë të ofrojmë shërbime të personalizuara dhe të përshtatshme për këtë audiencë të re. Kjo strategji e zgjerimit na ndihmon të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me klientët tanë dhe të sigurojmë një ndjesi të vazhdueshme të lidhjes me markën tonë.

Një tjetër pikë e fortë e juaja është edhe gastronomia apo jo?

Për ne, përqëndrimi në gatimet tona është një pjesë thelbësore e strategjisë sonë, me synimin për të sjellë një diferencë thelbësore dhe për të bërë ato sa më të veçanta për të gjithë ata që vijnë dhe dëshirojnë të shijojnë një përvojë të pazakonshme gastronomike në një ambjent hoteli unik. Pjatat tona janë krijimtari unike e shefit tonë, dhe secila prej tyre është një përvojë e pasur me shije dhe prezantim estetik.

Ne përdorim vetëm përbërës të freskët dhe cilësore, duke pasur kujdes të veçantë për origjinën dhe cilësinë e tyre. Krijimtaria e shefit shfaqet në çdo element të gatimit, duke siguruar një bashkim harmonik të shijeve dhe formave. Përdorimi i teknikave inovative dhe prezantimi i pjatave në një mënyrë të veçantë, bëjnë që secila vijë e kuzhinës sonë të jetë një përvojë artistike për shijen dhe sytë.

Synimi ynë është të ofrojmë një gastronomi të jashtëzakonshme, që do të lërë një mbresa të paharrueshme në kujtesën e vizitorëve tanë. Përmes kësaj angazhimi për cilësi dhe kreativitet në gatime, ne shpresojmë të krijojmë një eksperiencë të pashuar për ata që zgjedhin të shijojnë kuzhinën tonë unike në këtë hotel të veçantë.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0