Mjaltë me faturë? Dalin rregullat e reja për bletërritësit - Business Magazine Albania

Mjaltë me faturë? Dalin rregullat e reja për bletërritësit

Masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se limiti i caktuar, i detyron bletërritësit që ta shesin mjaltin në tek një subjekt i licencuar me faturë. Udhëzimi i cili përcakton kriteret e mbështetjes së fermerëve përmes skemës Kombëtare 2024, aplikimet e së cilës janë hapur më 27 Mars, u tregon edhe “rrugën” që duhet të ndjekin për tu bashkuar.

Konkretisht, referuar udhëzimi,  përfitues të mundshëm të mbështetjes janë fermerë  individualë,  grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin  e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i  vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë  NIPT me status aktiv.  Aplikanti (ferme individual/grup fermerësh), duhet të ketë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikantët duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të  anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në  sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje  përcaktohet numri total i zgjojeve për çdo anëtar  dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që  bën aplikimin.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet  të kenë kontratë për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit. Kontrata parashikon që sasia e mjaltit të dorëzuar të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSTAT).
lexo: 1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

Referuar udhëzimit, çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të mjaltit. Sasia e mjaltit  e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve, të jetë jo më pak se 30% të prodhimit  vjetor.

Po ashtu, përcaktohet se aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje. Zgjojet e bletëve duhet të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë. Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 5 mijë ton mjaltë.

Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0