Milioner para të tridhjetave - Business Magazine Albania

Milioner para të tridhjetave

Milioner

Shkruar nga Odisea Gora, Kontributor

Ndoshta duket për të qeshur, por asgjë nuk është e paarritshme, nëse e beson në kokën tënde ajo do të shfaqet si jeta jote.

 “Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet. Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner.”

Warren Buffett

Paratë nuk flenë. Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e milionerit vetëm duke kursyer. Të kursesh do të thotë të ndërtosh një kapital për të siguruar një biletë drejt rugëtimit për t’u pasuruar. Qëllimi i vërtetë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë.

Studiojini paratë dhe ndiqini ato

Nëse nuk dëshiron të mësosh për paratë, padashur do të përfundosh robi i tyre dhe familja nuk ka nevojë për dikë që rrit shpenzimet, më besoni për këtë.

A dëshiron ta kuptosh vërtet se çfarë është nocioni VARFËRI? Në rregull po ta them. Lexoje dhe mbaje shënim, sepse do të të duhet për gjithë jetën.

“Do të bëhesh vërtet i pasur vetëm atëherë kur do të jesh i aftë të kuptosh sesi paratë funksionojnë. Shumica prej nesh punojnë për to dhe kur vjen fundi i muajit bëjnë një ekonomi në mënyrë që të përballojnë muajin me ato të ardhura. Kjo quhet varfëri.”

Një shprehje amerikane thotë se: “Nëse mund të bësh një dollar, ti mund të bësh edhe një milion dollarë.”

Rruga drejt pasurimit fillon duke ndjekur paratë. Kjo gjë do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë që krijohen nga kapitali juaj.

Lexoni: Një vështrim mbi Inxhinierinë Sociale

Zhvilloni thjeshtësinë në jetën tuaj. Heshtni dhe mos u mburrni, por dallohuni!

Dallohuni nga idetë, rruga që keni zgjedhur, ndaloni dëshirat tuaja të jenë gëzimi juaj. Mos harroni sa herë që dëshironi t’i bëni dhuratë vetes apo kur jeni në situata ku duhet të shpenzoni për gjëra të panevojshme momentalisht, mos shpenzoni. Qëllimi është të bëheni të pasur, jo të dukeni të tillë.

Nëse një e bluzë e lirë në tregun Shqiptar kushton 12 mijë apo një Adidas kushton 15 mijë mendo për një alternativë, unë shkoj në rrobaqepsi dhe e bëj me porosi. Kushton 4 mijë lekë të vjetra. Por më beso unë kam të ardhura ta blej dhe Adidas, por nuk është ky pasurimi. Unë po kursej, kurse edhe ti. Kurse për të investuar, mos kurse për të ruajtur. Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni rrugën e duhur, të rrisni të ardhurat.

Një tjetër grackë në rrugën e pasurimit, e cila nuk na dhuron gjë tjetër veçse një skelet çadre pa mbulesë janë edhe borxhet. Ne marrim borxhe kur jemi të rinj me një marrëveshje që të plakemi me shpirtin e një skllavi që vetëm paguan për lirinë e tij.

A e dëshironi vërtet këtë gjë t’ju ndodhë edhe juve?

Shlyejini borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Në të njëzetat e mia isha budalla, mora një kredi të vogël dhe bleva një makinë.

Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur të ardhurat e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë. Ky shkrim po të jep vizionin që mos të mendosh vetëm si një konsumator.

Në shkollë të është thënë se: Nëse mëson do bëhesh dikush me vlera. Po është e vërtetë, ti bëhesh një punëtor i shkëlqyer dhe ka shumë gjasa të punosh në një kompani të madhe me një status të lartë, por askush në shkollë nuk të foli për paratë dhe si ta blesh atë kompaninë ku ti punon.

Ëndrrat pa veprim mbeten ëndrra. Është disiplina ajo që të dërgon në ato vende ku motivimi nuk mundet, mos e harro këtë. Ndiq jetën e një peshkaqeni, nëse nuk e di më lejo të ta them: “Çdo peshkaqen ngordh nëse qëndron në vend.”

Futuni në veprim

Bëjuni i/e dashuri xheloz për paratë e tua. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet. Prandaj disiplinoje jetën tënde dhe mbaje atë me laps edhe letër, jeta dhe universi janë krijuar në bazë të numrave dhe jo fjalëve.

Paratë nuk duan t’ia dinë për orën, oraret apo pushimet, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Paratë dashurojnë njerëzit që kanë një disiplinë të lartë në punë dhe në jetë.

Nuk ka kuptim të jesh i varfër. Kam qenë i varfër dhe ta shpif! Më kishte ardhur në majë të hundës dhe kjo gjendje po ma shpifte gjithashtu. Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale.

Bill Gates thotë: “Nëse ke lindur i varfër, nuk është faji yt. Po nëse vdes i tillë, është faji yt.”

Merr një mentor milioner. Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.

Vendosini në punë paratë tuaja. Të investosh do të thotë: “Të fitoni më shumë nga puna e parave tuaja se sa nga puna juaj.” Nëse nuk prodhoni para nga paratë tuaja, nuk do të mund të investoni.

Rruga drejt pasurimit nuk është e lehtë edhe nuk do të ndodhë tak–fap. Prandaj qëndroni të duruar, durimi është një tjetër virtyt i rrugës së pasurimit, ndërsa ata që duan të pasurohen brenda një nate do të çmenden. Mblidhe kapitalin tënd për çdo herë që ti fiton të ardhura duke përdorur formulën e famshme të Babilonisë.

“Kur ti mer dhjetë monedha ari në qesen tënde, gjatë muajit mundou të nxjerrësh jo më shumë se nëntë prej tyre.”

Arkadi – Njeriu më i pasur i Babilonisë

Mblidhi paratë dhe investo 10 milionë, jo 1 milion. I vetmi gabim financiar, mbase më i madhi që kam bërë, është se nuk jam treguar i zgjuar sa duhet. Ju inkurajoj të investoni me më shumë se 1 milion. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ka vetëm njerëz që ju mungon horizonti i gjerë.

Vendosni të ndiqni këto parime dhe jeta juaj do të pasurohet. Mos kini frikë të dështoni, dhe në situata jo të mira kujto jetën e peshkaqenit. “Ata ngordhin nëse qëndrojnë në një vend.”

Lexoni: Të shesim me plan dhe jo me fat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0