Një vështrim mbi Inxhinierinë Sociale - Business Magazine Albania

Një vështrim mbi Inxhinierinë Sociale

Inxhinierinë Sociale

Shkruar nga Odisea Gora, Kontributor

Në shumicën e rasteve, inxhinierët e suksesshëm socialë kanë aftësi të forta sociale, ata janë simpatikë, të sjellshëm dhe të lehtë për t’u pëlqyer. Tipare sociale të nevojshme për vendosjen e shpejtë të raportit mbi besimin me njerëzit.

Social Engenering (SE) ky koncept nënkupton disa koncepte në brendinë e tij. Një nga konceptet më të populluara është edhe ajo lidhje me sociologjinë, e cila nënkupton një sërë metodash që ndryshojnë sjelljen njerëzore, duke siguruar kontroll mbi të tjerët dhe veprimet e tyre. Këto qasje kanë për qëllim ndryshimin e strukturave organizative, pasi pika më e ndjeshme e çdo sistemi është faktori njerëzor. (Kevin Mitnik)

Ti vetëm qëndro dhe mos bëj asgjë, mbaj hapur sytë dhe veshët dhe do kuptosh se njerëzit janë hallka. – Kevin Mitnik

Inxhinieria sociale është një shkencë më vete. Është një art në fushën e sigurisë së informacionit, një metodë e paligjshme e marrjes së informacionit. Sot, një (SE) përdor qindra metoda me qëllim arritjen e më të mirës e tyre në atë që ata quajnë – informacion konfidencial ose të vlefshëm. Në fillim të shekullit 21, koncepti u bë i popullarizuar, megjithëse metodat për grumbullimin e fakteve dhe manipulimin e njerëzve njiheshin shumë kohë para epokës së teknologjisë. Një shembull i mirë ishte edhe Odisea në luftën e trojes. Një dhuratë e përkryer për të pushtuar, një Kalë.

Lexoni: Të shesim me plan dhe jo me fat

Çfarë është i aftë të bëjë një Inxhinier Social?

Inxhinieria sociale përdoret për të zgjidhur problemet në jetën e përditshme, në vorbullën e ndërveprimit social.

E mira dhe e keqja ekziston kudo, dhe aq më shumë në këtë shoqëri. Për mendimin tim ka dy lloj inxhinierë socialë.

  1. IT – Nëpërmjet teknologjisë
  2. Face to Face – Drejtpërdrejt

Të dyja palët qëllimin kryesor kanë marrjen dhe grumbullimin e informacionit.

Një inxhinier social pa informacion të bujshëm nuk mund të ketë një fitore të bujshme. Pra rregulli i parë është mbledhja e informacionit.

Inxhinierët socialë IT janë ndryshe nga ata që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit, puna e tyre ju jep disi avantazh të mos shfaqin emocionet e tyre dhe kohë për t’u menduar gjatë një aktiviteti. Zakonisht një inxhinier social IT përdor për qasjen e privatësisë të dikujt, këto metoda:

  • Phishing
  • Spam
  • Keylogger
  • Rat dhe është shumë i ngjatshëm me termin Grey Hat. (Kapelat Gri)

Ndryshe nga pala e dytë, inxhinierët socialë në marrëdhënie me njerëzit janë në qëllime dhe veprime të ngjashëm me të parët, por më të fortë në atë ç’ka bëjnë. Një inxhinier social i suksesshëm do të bëjë çdo gjë që ai të arrijë objektivin e tij. Një inxhinier social i suksesshëm njeh mirë psikologjinë e njeriut, ai zotëron aftësi të mëdha psikologjike, psikike. Njeh në mënyrë të përkryer fushën e leximit të trupit (Programin NLP). Ata janë mjeshtra në komunikim, shpesh herë ata ndërrojnë personalitet, karakterin e tyre, janë të sjellshëm, flasin me theks tjetër. Njohin fuqinë e fjalëve dhe transmetimin e ngjyrave te nënvetëdija e njeriut. (Subkoshienca). Arma e një inxhinieri social është telefoni.

Si sulmon një Inxhinier Social (SE)?

Pasi ka kaluar fazën kryesore mbledhjen e informacionit, tani ai di gjithcka për ju. Di kush janë dëshirat e tua, di kush je ti dhe jeta jote, ushqimin tënd të preferuar, cila ngjyrë të pëlqen më shumë, njeriun që ke përzemër apo edhe mendimet e tua më bastarde.

Çelësi qëndron se njerëzit udhëhiqen nga dëshirat. Në qoftë se një individ nuk do të ketë dëshirë për të pasur diçka ai nuk do të veprojë për atë. Një inxhinier i suksesshëm social shfrytëzon pikat e dobëta të një individi për të arritur në objektivin e tij. Po cilat janë pikat e dobëta në një individ?

  1. Inteligjenca emocionale
  2. Dëshirat & Epshet
  3. Mërzia
  4. Fatkeqësitë e tij

Sulmet më të suksesshme kanë qëndruar ato drejt femrave, duke mos përjashtuar këtu dhe meshkujt.

Femrat janë krijesa me shumë emocione, të dashura dhe të brishta dhe plot ngrohtësi dhe një inxhinier social di t’i përdorë shumë mirë këto faktorë.

Një inxhinier social sulmon duke ditur dëshirat tuaja, ju jep arsye për t’i ngjallur më shumë derisa dëshira të futë në veprim individin.

Mërzia e një individi në një kompani ose punë të caktuar është një çelës kryesor për të manipuluar individin, pse jo dhe një kompani.

Ndërsa për fatkeqësitë nuk po ngurroj të marr si shembull 11 Shtatorin 2001 ku pas rrëzimit të kullave binjake shumë inxhinierë socialë me qëllim të keq krijuan fondacione të rreme për ndihmë të viktimave dhe korrën shuma të mëdha parash.

Disa metoda sulmi:

  • Një usb me qëllim të keq (rat, keylogger) dhe e vendos tek vendi ku objektivi konsumon kafen e mëngjesit.
  • Krijojnë fondacione të rreme duke goditur pjesën emocionale të njerëzve se gjasme ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
  • Falsifikojnë dokumenta për të hyrë në një objekt ku hyrja është e ndaluar.
  • Kryejnë telefonata duke u shtirur si një individ me influencë ose përfaqësuesi i një kompanie. (Një nga armët dhe më të forta të SE është telefoni.)

Tani që kanë partner dhe teknologjinë ata janë bërë një kërcënim i vërtetë për kompanitë.

Si mund të ruhemi?

Dy fjalë të urta që flasin shumë:

“Është më e lehtë të manipulosh një njeri se sa një kompjuter.” – K. Mitnik

“Një kompjuter është i sigurtë vetëm atëherë kur ai është i fikur.” – Ch. Hadnagy

Pra siç e shohim është shumë e vështirë të mbrohemi nga këto sulme, sepse ne jemi natyrë e brishtë, në qoftë se do qëndrojmë ose do kemi kontakte të vazhdueshme me dikë të panjohur ne do të miqësohemi me të. Kështu jemi ne. Unë do të sugjeroja të lexonit sa me shumë libra rreth psikologjisë, lexoni “Unmasking SE” që të keni mundësinë të njihni një sulm social, përditësoni sistemet, përdorni antivirus, qëndroni vigjilentë në atë çfarë nxirni nga goja në jetën tuaj të përditshme. Informacioni që ju e keni nxjerrë nga goja me mendimin se është i pa dobishëm, është gjysma e suksesit të një inxhinieri social. Kompanitë duhet të punësojnë njerëz të tillë (Auditorë) me qëllim evidentimin e sulmeve sociale.

Lexoni: Përse duhet të lexojmë?

A është e thjeshtë kjo fushë?

Inxhinieria sociale është një nga degët më të vështira, por jo e pamundur.

Më poshtë po ju rendis disa pika për hyrjen në këtë fushë.

  1. Studim i madh në fushën e psikologjisë
  2. Leximi i librave rrit afrimitetin në këtë fushë
  3. Aftësi të mira në komunkim
  4. Teknologjia (Sektori i sigurisë)

(NLP)

Njohuri në fushën e teknologjisë

Programimi neuro-gjuhësor është një mënyrë për të përdorur njohuritë që rrjedhin nga fusha të ndryshme: gjuhësi, neurologji dhe psikologji – në mënyrë që të bindë një kundërshtar për të bërë vendimin “të drejtë”. Menaxhimi i proceseve nervore ndodh me ndihmën e mjeteve gjuhësore. Parimet e inxhinierisë sociale, teknikat bazë dhe besimet merren nga NLP. Viktima është prekur “në kohë reale”, duke kërkuar marrjen e vendimeve të menjëhershme, duke u kthyer tek qëndrimet e nënndërgjegjeshëm të individit.

Inxhinieria sociale është një profesion. Inxhinierë të “avancuar” nevojiten në biznes, në qeveri dhe në ligj, në problemet e jetës shoqërore dhe ekonomike. Detyrat e tyre janë menaxhimi i situatave të ndryshme, keqkuptimeve apo dhe ndërveprimi për të zgjidhur problemet që lindin.

Lexoni: Si të fokusohemi tek menaxhimi dhe vetëdisiplina
Lexoni: Përse nuk po pasurohemi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0