Microsoft në Japoni sjell fundjavën tre-ditore. Sheh rritje të produktivitetit - Business Magazine Albania

Microsoft në Japoni sjell fundjavën tre-ditore. Sheh rritje të produktivitetit


Microsoft në Japoni ka ndërmarrë një veprim të ri të guximshëm në një përpjekje për të përmirësuar ekuilibrin e punës dhe jetës duke prezantuar një fundjavë tre-ditore për punonjësit e tij.

Kompania realizoi një ‘Projekt të Reformës Punëtore’ të quajtur “Work-Life Choice Challenge Summer 2019” për një muaj – duke i dhënë 2,300 punonjësve pushim çdo të premte.

Lexoni: Eventet që do ju zbukurojnë Nëntorin

Kjo ‘festë e paguar speciale’ nuk erdhi në kurriz të ndonjë dite tjetër pushimi. Rezultatet treguan se produktiviteti u rrit me një shifër prej gati 40%.

Punonjësit gjithashtu morën 25.4% më pak ditë pushimi gjatë muajit dhe përdorën 23.1% më pak energji elektrike në zyrë që kursente paratë e kompanisë.

Pjesa më e madhe e rritjes së produktivitetit i atribuohet ndryshimit të takimeve. Me vetëm katër ditë për të bërë gjithçka për tërë javën, shumë takime u shkurtuan ose u ndryshuan në takime virtuale në vend të takimeve personale.

Për më tepër, 92.1% e të punësuarve thanë se u pëlqente java e punës katër-ditore në fund të provës.

Për shkak të suksesit të tij këtë vit, Microsoft po planifikon ta përsërisë atë përsëri verën e ardhshme dhe potencialisht në periudha të tjera gjithashtu.

Lexoni: Davos 2019: Është koha për të kaluar në një javë pune katër-ditore

Disa komentues nuk ishin aq të impresionuar, duke thënë: ‘Unë do të doja që kjo të zbatohej më shumë, por mendoj që për të funksionuar në një kompani që është e hapur gjatë gjithë javës mund të jetë e vështirë. Ata do të duhet të punësojnë më shumë punonjës që të punojnë përgjatë ditëve’.

“Microsoft është ndryshe nga bizneset e tjera, kështu që unë nuk mendoj se kjo do të funksiononte kudo.”

Vendi renditet nga fundi kur bëhet fjalë për kënaqësinë e punonjësve në të gjithë botën e zhvilluar në statistika.

/dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0