Davos 2019: Është koha për të kaluar në një javë pune katër-ditore - Business Magazine Albania

Davos 2019: Është koha për të kaluar në një javë pune katër-ditore


Duke punuar më pak ditë ditë në javë do të rezultonte në një sërë përfitimesh për punonjësit dhe punëdhënësit dhe bota duhet të përqafojë javën me 4 ditë pune. Ky ishte mesazhi i sjellë nga dy ekspertë në Davos 2019.

Adam Grant, një psikolog nga Shkolla Wharton në Pensilvani, tha: “Mendoj se kemi disa eksperimente të mira që tregojnë se nëse redukton orët e punës, njerëzit janë në gjendje të punojnë më efektivisht, me cilësi dhe kreativitet më të lartë si dhe ata janë gjithashtu më besnikë ndaj organizatave që janë të gatshme t’u japin fleksibilitet për t’u kujdesur për jetën e tyre jashtë punës.”

Lexoni: 5 arsyet pse të rinjtë nuk duhet të varen nga një punë 9 me 5

Ekonomisti dhe historiani Rutger Bregman, autor i Utopisë për Realistët, pajtohet dhe shpjegoi se një javë më e shkurtër pune do të ndihmonte që punonjësit të bëhen më produktivë. Për shembull, Henry Ford zbuloi se nëse ai do të ndryshonte javën e punës nga 60 orë në 40 orë, punonjësit do të bëheshin më produktivë, sepse ata nuk do të ishin aq të lodhur në kohën e tyre të lirë.”

Kjo gjithashtu mbështetet nga kërkimet akademike. Studimet e shumëfishta mbështesin mendimet se një javë më e shkurtër pune do t’i bënte njerëzit më të lumtur dhe më produktivë, ndërsa shifrat e OBZHE tregojnë se vendet me një kulturë të orëve të gjata të punës shpesh kanë rezultate me të dobta për produktivitetin dhe GDB më të ulët për orët e punës.

Ndërkohë, një kompani në Zelandën e Re, e cila vuri në provë një javë pune 4 ditore, konfirmoi se do të adaptonte këtë model në mënyrë të përhershme.

Lexoni: Vetëm 4 ditë në javë! Kaq do të punohet në këtë shtet

Akademikët që studiojnë këtë kanë raportuar nivele më të ulta të stresit, nivele më të larta të kënaqësisë në punë dhe një ndjenjë të përmirësuar të ekuilibrit të punës dhe jetës. Ata gjithashtu thonë se punonjësit ishin 20% më produktivë.

Fundjavë tre ditore, a do t’ju pëlqente?

burimi: WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0