Mërzi dhe shkëlqim - Mendoni se mund t'i lidhni këto dy fjalë bashkë ?

Mërzi dhe shkëlqim – Mendoni se mund t’i lidhni këto dy fjalë bashkë ?


E keni pyetur ndonjëherë veten se si marrëdhënia juaj me teknologjinë ndikon në trurin , shëndetin, marrëdhëniet dhe kreativitetin tuaj?

  • Sa orë në ditë i kaloni në praninë e telefonit?
  • Sa herë në ditë hapni Facebook-un tuaj?

Këto të gjitha janë gjëra që e ftuara e sotme, Manoush Zomorodi filloi të mendonte kur nisi programin popullor “Shënim për veten” . E kishte menduar pak se marrëdhënia jonë me teknologjinë ( dhe koha që e lëmë veten të mërzitemi ) do ta çonte atë drejt një studimi masiv dhe botimit të një studimi të ri.

Duke i lënë mëndjet tona të enden, duke e lënë veten të mërzitemi, prej izolimit të vetes nga të tjerët dhe humbjes në mendime ne zhvillojmë aktivitete mendore vërtetë të rëndësishme për mëndjen tonë. Koha kur e lëmë veten të mërzitemi mund të na çojë drejt ideve më të mira.

Lexoni : Si të rrisni kreativitetin e punonjësve tuaj?

Sa më shumë që Manoush hulumton, aq më tepër mbështetje shkencore gjen për konceptin – Mërzitja të çon drejt shkëlqimit.

Ne nuk mund të kontrollojmë se kur vijnë ide të mëdha, por ne mund ta përgatisim trurin tonë të jetë më kreativ  dhe i hapur ndaj ideve të reja. Nga kjo del se  ka më tepër gjasa të jemi kreativ kur e lëmë trurin tonë të endet, sesa kur qëndrojmë në telefon ose kompjuter.

Lexoni : 3 mënyra si të menaxhoni kohën dhe të rrisni kreativitetin

Nga eksperienca ime kam vënë re të njëjtën gjë kohe pas kohe- shprehet Manoush. Idetë e mija më të mira vijnë teksa vrapoj, shkoj në plazh ose në pyll dhe qëndroj larg pajisjeve . Unë ju ftoj të rikonsideroni marrëdhënien tuaj me teknologjinë dhe t’i lini rrugë të hapur kreativitetit tuaj.

Burimi : entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0