Si të rrisni kreativitetin e punonjësve tuaj? - Business Magazine Albania

Si të rrisni kreativitetin e punonjësve tuaj?


Në çdo lloj pune, gjithnjë ka hapësirë për kreativitet dhe inovacion. Nuk është vetëm arti apo teknologjia që duhet të jetë krijuese dhe inovative. Edhe në kontabilitet ka mënyra për të qenë më krijues. Për shembull; Ju mund të bëni prezantime më kreative. Për këtë arsye, nëse dëshironi që punonjësit tuaj të jenë më krijues, provoni rekomandimet e mëposhtme në punë.

1. Punësoni njerëz të ndryshëm

Njerëz të ndryshëm me prejardhje të ndryshme shohin gjëra nga një këndvështrim tjetër. Si rezultat, kur ata përpiqen të zgjidhin diçka, dalin me zgjidhje të ndryshme. Prandaj, nëse punësoni njerëz të ngjashëm me arsim të ngjashëm dhe vlera kulturore të ngjashme, mund të humbisni mundësitë e ndryshme. Për këtë arsye, përpiquni të punësoni individë që vijnë nga vende të ndryshme, të cilët janë në stade të ndryshme të jetës së tyre për të rritur kreativitetin e kompanisë tuaj.

Lexoni: 5 mënyra për t’i frymëzuar me kreativitet punonjësit tuaj

2. Largohuni nga zyra

Sidomos në qoftë se moti është i këndshëm, atëherë merrni ekipin tuaj jashtë zyrës për një takim apo për një ide. Ju nuk keni nevojë t’i çoni ata larg. Mund të shkoni edhe në një lulishte dhe të uleni aty. Duke pasur ajër të pastër hap mendjen tuaj dhe ju ndihmon të mendoni më mirë. Kështu, punonjësit tuaj mund të frymëzohen dhe të gjejnë ide të reja.

3. Plan të hapur

Kini një plan të hapur në zyrë. Gjithashtu, përpiquni të keni një plan ku grupe të ndryshme do të angazhohen me njëri-tjetrin. Disa vende të punës kërkojnë që punonjësit e tyre të ulen në tryeza të ndryshme çdo ditë, në mënyrë që të mund të takohen me njerëz të rinj, të mësojnë prej tyre dhe të ndajnë njohuritë e tyre me ta. Për këtë arsye, bashkëpunimi dhe kreativiteti midis punonjësve rritet.

4. Provoni takime “stand-up”

Në këto takime ju jeni më të fokusuar në temë, sepse nuk hutoheni nga kompjuterat ose telefonat. Kur jeni më të fokusuar, koha e takimit bëhet më e shkurtër, duke ju lejuar të përdorni atë kohë shtesë për diçka tjetër. Gjithashtu, niveli i energjisë së trupit tuaj është krejtësisht ndryshe nga ai kur jeni ulur. Ky lloj qëndrimi ju bën më energjik dhe më të gatshëm. Si rezultat, truri juaj mendon më shpejt dhe kreativiteti juaj rritet.

Lexoni: Ritualet e padukshme që ju ndihmojnë për punë kreative

5. Bëni një dhomë frymëzimi në zyrë.

Ndërtoni një dhomë frymëzimi ndryshe nga çdo dhomë tjetër në zyrë, kështu që kur punonjësit tuaj të duan të marrin pushim ose të kenë nevojë për frymëzim, ata mund të shkojnë në këtë dhomë dhe të rifreskojnë mendjet e tyre. Gjithashtu, bëjeni këtë dhomë sociale në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të mblidhen së bashku dhe të kenë një pushim dreke ose kafe. Është mirë ta dekoroni këtë dhomë me një dizajn inovativ për të reflektuar ndjenjën krijuese.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0