“Më shkruaj kur të arrish”, si do ta ndryshojë këtë fjali iOS 17 - Business Magazine Albania

“Më shkruaj kur të arrish”, si do ta ndryshojë këtë fjali iOS 17

iPhone do të lehtësojë dërgimin e mesazhit “arrita” falë përditësimit të ri. Fraza klasike “më shkruaj kur të arrish në shtëpi” do të zëvendësohet nga një opsion në iOS 17 të quajtur “Check In”.

Ky opsion do të gjendet në Messages dhe me anë  të tij mund të njoftoni dikë kur mbërrini të sigurt në destinacionin tuaj. Sapo një përdorues klikon “Check In”, personi tjetër njoftohet automatikisht sapo ai mbërrin

Nëse ai nuk po përparon drejt destinacionit të tij, kontakti do të marrë informacion si vendndodhja, niveli i baterisë dhe gjendja e shërbimit celular.

Apple ka konfirmuar se informacioni mes dy palëve do të jetë konfidencial dhe i mbrojtur me të gjithë parametrat e sigurisë ndaj vetëm përdoruesi dhe kontakti i zgjedhur mund të kenë akses në të.

Nëse iPhone juaj i përket gjeneratave 8, 8 Plus dhe X nuk do të mund të instaloni sistemin e ri operativ të iOS. iPhone XS, XS Max dhe XR do të jenë modelet më të vjetra që do mund të instalohet iOS 17, i cili do të lançohet në Shtator.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0