I quajtur “Google for Jobs”, ai shton listat e punës në faqen e rezultateve të kërkimit të Google, në mënyrë që përdoruesit të mos kenë nevojë të largohen nga faqja për t’i parë ato. Kjo e bërë në partneritet me LinkedIn dhe Facebook (“FB”), është pjesë e përpjekjes më të gjerë të kompanisë për të bërë kërkimin e saj më të personalizuar dhe të dobishëm.
Për shembull, dikush që jeton pranë Pittsburg-ut dhe kërkon një punë si mësues mund të shohë vetëm vendet e punës në shkollat lokale. Punëkërkuesit kanë mundësi të bëjnë filtrime për punë të rregullt apo me kohë të pjesshme, mund të bëjnë filtrime me titujt e vendeve të punës dhe me kohën kur janë shënuar punët. Google gjithashtu do t’u tregojë përdoruesve kohën e ndërrimit të punës së tyre potenciale.
Google for Jobs (“GOOG”) mund të duket sikur do të konkurrojë me bordet ekzistuese të punës, tha CEO i Google Sundar Pichai, i cili njoftoi funksionalitetin në konferencën e zhvilluesve të I/O të Google të kompanisë, por në fakt, Google ka punuar me bordet e punës për të krijuar shërbimin, tha ai. Kur përdoruesit klikojnë në listë, ata futen në faqen që i përkasin ato. Google gjithashtu ka bërë parnteritet me CareerBuilder, Glassdoor, Monster dhe ZipRecruiter për të renditur vendet e punës.
Teknologjia e Google është në gjendje të analizojë përmes miliona listave për të ofruar rezultate më të personalizuara për punëkërkuesit dhe të përputhen punët e duhura me kandidatët e duhur, tha Pichai. Ky funksionalitet do të shtrihet në SHBA në javët e ardhshme.
burimi: fortune