LinkedIn sjell ridizenjimin e parë të faqes pas 14 vitesh - Business Magazine Albania

LinkedIn sjell ridizenjimin e parë të faqes pas 14 vitesh


LinkedIn më në fund ka pranuar se website-i i rrjetit social profesional ka qenë i tmerrshëm me një dizajn tejet konfuz dhe të çrregullt.

Ditën e Enjte LinkedIn, tashmë në pronësi të Microsoft lançoi një dizajn të ri të shumëpritur në site-in desktop duke na dhënë ndjesinë e aplikacionit mobile.

Është interesante të mësojmë se ky është ridizenjimi i parë masiv i site-it që nga fillesat e tij në 2003. Shumica e njerëzve do të shohin dizajnin e ri menjëherë ndërsa të tjerë mund të presin me javë që të mbërrijë.

Me një pamje prej aplikacioni, një eksperiencë e re komunikimi dhe funksionalitete të avancuara kërkimi, dizajni i ri vjen 1 vit pas ridizenjimit të aplikacioneve mobile.

Elementët e ndërfaqeve janë reduktuar ndjeshëm në vetëm shtatë zona navigimi: Home, Messaging, Jobs, Notifications, Me, My Network dhe Search. Dy prej ndryshime më të rëndësishme të dizajnit të ri janë mesazhet private dhe publike.

Komunikimi privat është një pjesë shumë e rëndësishme e LinkedIn. Tashmë mund të komunikoni drejtpërsëdrejti nga faqja kryesore përmes një dritare të përkohshme pa qenë nevoja të drejtoheni në një faqe tjetër.

Së bashku me këtë veçori po vinë edhe robotët e komunikimit të cilët do të asistojnë përdoruesit gjatë një bisede. Furnizuesi i lajmeve do të mbushet me algoritma të cilët sugjerojnë përmbajtje organike por edhe të sponsorizuar.

Përmbajtjet organike konsistojnë kryesisht në sugjerime për të ndjekur më shumë njerëz si dhe përmbajtje të përzgjedhura nga LinkedIn. Në thelb të dizajnit të ri qëndron angazhimi i përdoruesve dhe mbajtja e tyre në site për një kohë sa më të gjatë.

Mbi të gjitha do të gjeni një kuti universale kërkimi për njerëzit, punët, kompanitë, grupet dhe shkollat.

Burimi: pcworld.al

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0