Një vajzë 7 vjeçare i kërkon Google-it punë dhe merr një përgjigje personale nga CEO i tij Sundar Pichai


Chloe Bridgewater, e cila jeton në Hereford, Angli, ka pak më shumë njohuri se shumica e 7-vjeçarëve.

E hipnotizuar nga tableti i saj Kindle Fire dhe robotët Chloe vendosi të aplikojë për punë te Google.

Ajo i dërgoi një letër Google dhe babai i saj e nxorri këtë letër dhe përgjigjen më pas të CEOs të Google në LinkedIn.

Letra e Chloe për Google vijon si më poshtë:

I dashur Shef i Google

Emri im është Chloe dhe kur të rritem do më pëlqente një punë te Google. Gjithashtu më pëlqen të punoj në një fabrikë çokollate dhe të notoj në lojrat olimpike. Unë shkoj për not çdo të shtunë dhe të martë. Babai im thotë se mund të ulem në karriget e Google, të punoj aty dhe të jap më të mirën time. Më pëlqejnë kompjuterat gjithashtu dhe kam një tablet, ku luaj lojra të ndryshme. Babai im më dha një lojë ku mund të lëviz një robot lart e poshtë brenda një kudrati. Ai thotë se kjo është një gjë e mirë për të mësuar rreth kompjuterave. Babai im do të më blejë një kompjutër një ditë. Unë jam 7 vjeç dhe mësuesit e mi iu thonë prindërve të mi se jam më e mira në klasë, jam mjaft e mirë në shqiptim, në lexim dhe në matematikë. Babai më tha se po të vazhdoj kaq mirë dhe të mësoj, një ditë do të mund të punoj te Google. Motra ime Hollie është gjithashtu shumë e zgjuar, por ajo pëlqen kukullat. Ajo është 5 vjeç. Babai im më tha t’iu dërgoj një aplikim për punë te Google. Nuk e di se si funksionon kjo, por ai tha se një letër do të ishte e mjaftueshme për tani.

Faleminderit që do ta lexoni këtë letër. Kam dërguar vetëm një letër më parë dhe ajo ishte për babain tim për Krishtlindje. Mirupafshim!

Chloe Bridgewater Mosha 7 vjeç”

Shumë e zgjuar, apo jo?

Imagjinoni suprizën dhe gëzimin e saj kur ajo mori një letër nga CEO i Google, Sundar Pichai, i cili e inkurajoi të ndiqte ëndërrat e saj.

“Pres që të marr aplikimin tuaj të punës kur të mbaroni shkollën! :)” i shkruajti ai.

Më poshtë është letra që CEO i Google i ka kthyer vajzës 7 vjeçare.

E dashur Chloe,

Shumë faleminderit për këtë letër. Jam shumë i lumtur që ti pëlqen kompjuterat dhe robotët dhe shpresoj që të vazhdosh të mësosh për teknologjinë. Mendoj se po të vazhdosh të punosh fort dhe të ndjekësh ëndërrat e tua, mund të arrish çdo gjë që ke në mendje – që nga puna në Google te notimi në Lojrat Olimpike. Pres që të marr aplikimin tënd për punë kur të mbarosh shkollën :).

Gjithë të mirat ty dhe familjes tënde.

Sinqerisht

Sundar Pichai

CEO

(Business Insider ka verifikuar vërtetësinë e kësaj letre.)

Në këtë postim në LinkedIn, Andy tha se ishte një rritje e besimit në vetvete të Chloe, i cili ishte shumë i nevojshëm pas një aksidenti me makinë disa vite më parë.

Magjepsja e Chloe ndaj Google ka filluar kohët e fundit, tha Andy për Business Insider, kur ajo e pyeti babanë e saj se cili ishte vend i tij ideal për të punuar.

Andy aktualisht punon në shitje për një prodhues pjesësh ftohëse.

“I thashë, ‘Oh, Google do të ishte një vend mjaft i mirë për të punuar.’”

Kur Chloe vendosi se dëshironte të punonte atje, gjithashtu, babai i saj e inkurajoi atë të aplikonte.

Me përgjigjen e Pichai dëshira e Chloe për të punuar për Google është shtuar. Andy thotë se vajza e tij tani do të gjejë  një mënyrë për të shkuar në kompaninë me bazë në Silicon Valley përmes TV dhe duke folur në media.

Megjithatë ai thotë se dëshiron që vajza e tij të përqëndrohet tek studimet dhe të zhvillojë aftësitë e saj.

burimi: BusinessInsider

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0