Më shumë se 800 mijë njerëz në Evropë dhe SHBA duket se janë mashtruar për të ndarë detajet e kartave dhe të dhëna të tjera personale në një rrjet të gjerë dyqanesh
Hetimi ndërkombëtar është kryer nga“Guardian”, “Die Zeit” dhe “Le Monde” dhe jep një vështrim të mekanikës së asaj që Instituti i Standardeve të Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka përshkruar si një nga mashtrimet më të mëdha të këtij lloji, me 76 mijë faqe internet të rreme.
Të dhënat e ekzaminuara nga reporterët dhe ekspertët, tregojnë se operacioni është shumë i organizuar, teknikisht i zgjuar dhe i vazhdueshëm. Duke funksionuar në shumë shtete, programuesit kanë krijuar dhjetëra mijëra dyqane të rreme në internet që “ofrojnë mallra me zbritje” nga Dior, Nike, Lacoste, Hugo Boss, Versace dhe Prada, si dhe shumë marka të tjera premium.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto