Marrëveshje Shqipëri-Gjermani mbi nxitjen e punësimit dhe formimit profesional

Marrëveshje Shqipëri-Gjermani mbi nxitjen e punësimit dhe formimit profesional


Marrëveshja është nënshkruar me qëllim zbatimin e programit: “Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional”.

Objektivi i këtij Programi është përmirësimi i situatës së (vetë) punësimit për punonjës të kualifikuar, në veçanti e të rinjve.

Projekti do të organizohet në tre fusha kryesore të ndërhyrjes:

1. Zhvillimi i Sektorit Privat. Në këtë shtyllë të programit, në fokus do të jetë mbështetja për sipërmarrjet dhe “Start-Up”. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të mbështeten nga programi për t’u zhvilluar sipas modeleve dhe praktikave të suksesshme gjermane. Përveç kësaj, do të mbështeten projekte investimesh me ndikim rajonal dhe do të ofrohen shërbime këshillimore për politikat rajonale te zhvillimit të sipërmarjes.

2. Arsimi dhe Aftësimi Profesional. Programi do të mbështesë disa Qendra të Formimit Profesional në rajone të ndryshme të vendit. Programi gjithashtu do të synojë afrimin e sektorit privat me arsimin dhe formimin profesional me qëllim përshtatjen e arsimit dhe formimit profesional me kërkesat e tregut të punës.

3. Programi do të ofrojë mundësi për mbështetjen e iniciativave sociale për grupe të disavantazhuara nëpërmjet OJQ-ve lokale.

Për zbatimin e këtij programi, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do të japë rreth 10.5 milionë EURO si kontribut gjerman. Kohëzgjatja e programit është 2017-2010.

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0