Markat më të preferuara dhe ato më pak të preferuarat

Markat më të preferuara dhe ato më pak të preferuarat e amerikanëve, studimet na habisin


 

Si ia bëjnë kompani si Apple të mbajnë “kurorën” në listën e markave më të preferuara nga konsumatorët?

Sipas Michael J. Silverstein partner në Grupin Boston Consulting (Boston Consulting Group), “Ata përdorin atribute teknike dhe funksionale për të gjeneruar origjinalitet duke na pushtuar mendjet edhe zemrat tona.”

Apple është në majë të një liste të publikuar më së fundmi nga BCG, bazuar në një vrojtim në të cilin konsumatorëve, iu kërkua t’u përgjigjeshin pyetjeve rreth asaj se çfarë u përcëllnin marka të ndryshme dhe se si kishin arritur të blinin nga këto marka.

Rreth më të mirëve të listës nuk kemi shumë surpriza. Apple mban vendin e parë, ashtu siç bën në shumë renditje të tjera, ku të pyeturit i kanë dhënë titanit të teknologjisë pikë të larta mbi besueshmërinë, cilësinë e produkteve, ofertat e reja dhe ndjenjën e besimit me konsumatorin.

Emocionalisht, të pyeturit u përgjigjën se të blinin produkte Apple u jepte ndjesinë se kishin marrë një vendim të zgjuar, gjë që i bëntë të ndiheshin “rehat” me zgjedhjen dhe të “gëzuar”.

Favorite e përjetshmne ngelet edhe Amazon, e cila e dëshmon me vendin e dytë të renditjes. Konsumatorët ndiejnë “rehati”, “besim” dhe kanë “informacion të detajuar” kur blejnë nga kjo faqe online, gjithashtu edhe ndjesinë e të qënit “inteligjentë” dhe “konfidentë” që i shoqëron gjatë blerjes në Amazon.

Amazon-marke e preferuar-amerikane-businessmag

Gjigandi i rrjeteve të supermarketeve, Walmart renditet i treti në listë, i dëshiruar nga konsumatorët për vlera të larta. Netflix dhe Costco përmbyllin pesë më të mirat e renditjes, ndërsa Samsung, Coca-Cola, Target, Jet Blue dhe Chick-fil-A plotësojnë 10 markat më të mira të planetit, sipas amerikanëve.

Ndërkohë panorama duket kontroversiale, pasi disa nga markat më të mira për amerikanët, rezultojnë edhe më pak të preferuarat për ta në të njëjtën kohë.

“Aq sa të dashura, markat mund të bëhen të paqëndrueshme, deri sa mund të kthehen në negative,” paralajmëron një deklaratë nga kompania, ”një fenomen që i mban të ‘gjunjëzuara’ brandet më të mira në vend.”

costco-markë e preferuar-amerikane-businessmag

Walmart kryeson listën e markave më pak të preferuara të amerikano-veriorëve, ku një i pyetur është shprehur në këtë mënyrë, “Nuk më pëlqen ajo çfarë përfaqëson Walmart. Ata kanë produkte të lira dhe në të njëjtën mënyrë e trajtojnë edhe forcën punëtore. Për këto arsye nuk kam dëshirë të jem pjesë e saj.”

Favoritja numër një, rezulton edhe më pak e preferuara e vendit të tretë në këtë listë, pasi sipas të anketuerve kompania ka “mister”, është “arogante” dhe “elitare.”

“Mendoj se janë të mbiçmuara me çmimet e kripura, publicitetin intensiv, dhe më shumë impresionim sesa funksionalitet,” ka shkruar një konsumator për Apple.

Uber Technologies Inc. signage stands inside the company's office prior to Senator Marco Rubio, a Republican from Florida, speaking in Washington, D.C., U.S., on Monday, March 24, 2014. Rubio addressed the need to adapt antiquated government regulations to increase economic opportunities for the 21st century and outdated regulations limit consumer choice. Photographer: Andrew Harrer/Bloomberg via Getty Images

Raporti gjithashtu ka vënë theksin te marka të reja, të identifikuara nga të pyeturit e vrojtimit si “marka të cilat mund të bëhen gjigande brenda llojit të vet.” Kështu të anketuarit kanë dhënë votën e tyre për marka si Alex & Ani (prodhimi i stolive), Dre Beats, GoPro, Hulu, Nest, Oculus Rift, Snapchat, Tesla, Uber dhe Virgin America.

“Markat janë të dobëta dhe dështojnë,” ka thënë Silverstein. ”Ndonjëherë ato që publiku i ‘dashuron’, janë po ato të cilat i preferon më pak. Asnjë markë nuk është e qëndrueshme. Janë në ngritje dhe ulje të vazhdueshme.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0