Lufta në Ukrainë/ Një tjetër institucion ndërkombëtar parashikon me ulje ekonominë në vend - Business Magazine Albania

Lufta në Ukrainë/ Një tjetër institucion ndërkombëtar parashikon me ulje ekonominë në vend

Lufta Ukrainë-Rusi ka shtuar rreziqet edhe për ekonominë shqiptare dhe do të frenojë ritmet e rritjes së saj. Së fundi Banka Botërore ka zhvlerësuar projeksionet për një rritje ekonomike në 3.2% nga 3.8% që kishte parashikuar në fillim të këtij viti, duke iu afruar pritshmërive të institucioneve të tjera vendase e të huaja.

Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shkon në të njëjtën linjë me po këtë projeksion, ndërsa vetë qeveria shqiptare është më optimiste dhe pret që ekonomia të zgjerohet nga 3.2 deri në 3.5%. Më konservatore është banka qendrore, sipas të cilës në skearin më negativ rritja ekonomike nuk kalon 3%.

Në raportin e pranverës, Banka Botërore  evidenton se përshkallëzimi i luftës do të rrisë më tej çmimet e energjisë dhe mallrave ushqimore që pritet të mbajnë inflacionin në nivelin 5%. Fuqia blerëse do të tkurret ndjeshëm sipas saj, ndërsa rrezik shtesë për ekonominë janë edhe variantet e reja Covid-19.

Lexo edhe: Kriza e çmimeve do të “godasë” rritjen ekonomike. Institucioni ndërkombëtar bën parashikimin për Shqipërinë

Në kushte të tilla, kur edhe buxheti gjendet në vështirësi pas goditjeve të njëpasnjëshme, institucioni financiar ndërkombëtar thekson se qeveria mund të shkurtojë shpenzimet për të parandaluar një rritje të borxhit publik, por shton se kriza e energjisë do të kërkojë fonde shtesë për të garantuar furnizimin me energji dhe për të mbështetur shtresat në nevojë.

Edhe në këtë raport, banka bën apel për kujdes me nivelin e borxhit publik, teksa evidenton si prioritet bazë nevojën për të mbledhur sa më shumë të ardhura përmes strategjisë afatmesme që qeveria po ndërmerr me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Edhe pse, efektet e saj mund të kërkojnë kohë, në kushtet kur Financat kanë lajmëruar se do të shtyjnë konsultimin e ndryshimeve të reja të taksave deri në kapërcimin e krizës së çmimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0