Kriza e çmimeve do të “godasë” rritjen ekonomike. Institucioni ndërkombëtar bën parashikimin për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Kriza e çmimeve do të “godasë” rritjen ekonomike. Institucioni ndërkombëtar bën parashikimin për Shqipërinë

Kriza e çmimeve do të ngadalësojë rritjen ekonomike në Shqipëri. Ky është projeksioni i fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.

BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend.

Sipas BERZH, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikohen negativisht nga çmimet më të larta të naftës, disa nga rritja e çmimeve të gazit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria është më e ekspozuar se të tjerat ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike pasi importon një sasi dukshëm më të lartë të energjisë sesa eksporton, tha BERZH.

Ballkani Perëndimor mund të ndikohet indirekt nga një recesion më i gjerë europian dhe global, duke pasur parasysh ndërlidhjet e ngushta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe eurozonës, veçanërisht në sektorin automotiv ku Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të jenë më të goditurat.

INSTAT publikoi sot shifrat për ecurinë e prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) për vitin 2021. Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001.

Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0