Ligji i ri francez e bën të paligjshëm të kontaktoni punonjësit pas orarit të punës - Business Magazine Albania

Ligji i ri francez e bën të paligjshëm të kontaktoni punonjësit pas orarit të punës


Nëse ju keni qenë ndonjëherë me miqtë apo anëtarët e familjes gjatë fundjavës dhe keni marrë një email urgjent nga puna, ju jeni në dijeni të tmerrit që “mbush” barkun tuaj dhe shkakton tension. Të mos jesh në gjendje për t’u shkëputur plotësisht nga puna mund të ketë pasoja shëndetësore mendore dhe fizike dhe është arsyeja pse kontakti me email pas orarit të punës do të shumë shpejt i paligjshëm në Francë.

Tashmë, vendi i jep punonjësve të saj 30 ditë pushim në një vit dhe 16 javë pushim të plotë të paguar të familjes për gratë që lindin fëmijë. Kjo nismë e fundit është duke e bërë Francën edhe më shumë popullore.

Sipas BBC News, ligji për “të drejtën për shkëputje” do të thotë që një kompani me 50 të punësuar apo më shumë nuk mund t’i dërgojë email një punonjësi pas orarit të punës.

Amendamenti është kryesisht rezultat i studimeve që tregojnë se njerëzit e kanë të vështirë të distancojnë veten nga vendi i punës. Ligji kërkon të sigurojë që qytetarët francezë do të jenë në gjendje të gëzojnë plotësisht kohën e tyre pushim.

Benoit Hamon i Asamblesë Kombëtare të Francës tha:

“Të gjitha studimet tregojnë se stresi është konstant në ditët e sotme. Punonjësit largohen fizikisht nga zyra, por ata nuk e lënë punën e tyre. Ata mbeten të bashkangjitur me tekste, mesazhe, emaile – duke kolonizuar jetën e tyre deri në pikën ku ai ose ajo përfundimisht shpërthen”.

Përcaktimet e ligjit të ri janë se kompanitë duhet të negociojnë politika që kufizojnë punët e kompanisë, në jetën private të punonjësve të tyre. Nuk ka dënime për kompanitë që shkelin ndryshimin, por bizneset do të krijojnë “dokumentet e sjelljes së mirë”, që saktëson afatet në të cilat punonjësit janë plotësisht të lirë nga të qenit të kontaktuar nga vendi i punës.

Kur ligji u propozua për herë të parë, ajo mori shumë kritika dhe tallje. Sipas Linh Le, një partner në kompaninë e konsulentëve dhe të menaxhimit “Elia” në Paris, ndryshimi është i nevojshëm, veçanërisht për arsye se ajo mund të sjell rritje të mirëqenies së punonjëve.

Disa janë të shqetësuar se ndryshimi – i cili ka kaluar si pjesë e një ligji të diskutueshëm të punës – do të dobësojë sindikatat dhe nëse do të përmirësojë pasigurinë e punonjësve në vendet e punës. Vlen të përmendet, megjithatë, se ndryshimi ishte një pjesë e ligjit që shihet pozitivisht nga qytetarët francezë.

Burimi: trueactivist.com

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0