Letra e Richard Branson ndaj Viktorit, djaloshit 13-vjeçar me sëmundjen e disleksisë - Business Magazine Albania

Letra e Richard Branson ndaj Viktorit, djaloshit 13-vjeçar me sëmundjen e disleksisë


I dashur Viktor,

Falemnderit për letrën tënde. Përulem para faktit që gjen frymëzim në historinë time. Ashtu si ty, unë kam vuajtur me disleksia dhe kishte kohë kur kushtet e mia më kanë bërë të ndihem në pikën më të ulët të jetës sime. Nuk kam se si të mbitheksoj se sa i padobishëm kam qenë në shkollë. Nuk përshtatesha, nuk mund të ndiqja ritmin dhe isha i bindur që isha dembel dhe budalla. Duke mos parë asnjë përfitim duke ndenjur në shkollë, e lashë shkollën në moshën 16-vjeçare.

Përfundimisht nuk të them të lësh shkollën. Duket sikur je në shkollë shumë të mirë, që i shërben mirë nevojave të tua, kështuqë nga kjo pikëpamje, je shumë më lart se unë. Thjesht mos u shqetëso nëse të duken të vështira gjërat…mbaj në mendje se, shkolla nuk është ajo që të përcakton ty.

Kur mbarova shkollën për t’u fokusuar në jetën time si sipërmarrës, ktheva sytë në ato gjëra në jetë te të cilat shikoja rëndësi, dhe një gjë e mrekullueshme më ndodhi: truri m’u hap, dhe kështu edhe bota ime. Nëse fokusohesh në atë gjë që ke pasion, me shumë siguri, do të arrish gjëra të mëdhaja. Kështu bëra unë, dhe për ironi të fatit tim, ishte sëmundja e disleksisë që ma shtroi rrugën drejt suksesit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

I sfiduar me vështirësinë për të mësuar që më shkaktonte probleme në të lexuar, shkruar dhe shqiptim, unë i shihja gjërat shumë ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve dhe mësova të vlerësoja thjeshtësinë. Kur nisa “Virgin” unë u sigurova që u bë guri i themelit i mënyrës se si i bëmë gjërat, dhe në këtë proces unë mësova ta ktheja një disavantazh të madh në avantazhin tim më të madh.

Ti që tani e ke qëndrimin e duhur, kështu që të inkurajoj të vazhdosh dhe të ngulësh këmbë. Mos lër askënd të të tregojë që nuk mund të arrish çfarëdolloj gjëje, për të cilën e ndan mendjen. Ti je më i madh se pafuqia jote.

Mbaje kokën lart, mbaj një buzëqeshje në fytyrën tënde dhe një qëndrim pozitiv dhe të gjitha ëndrrat, si të miat, do të bëhen realitet.

Të uroj gjithë më të mirat,

Richard Branson

Ne shpresojmë që një ditë të të mirëpresim në bordin e një prej avionëve tanë ‘Virgin’, dhe shpresojmë të bëhesh një austronaut i ‘Virgin Atlantic’ në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur të dëgjoj për gjërat e mrekullueshme që do të arrish në vitet që vijojnë.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0