Kush është kompania miliarda dollarëshe që fuqizon Uber dhe Airbnb? - Business Magazine Albania

Kush është kompania miliarda dollarëshe që fuqizon Uber dhe Airbnb?

~10 minuta lexim


Para se Twilio të shtonte funksionin e zërit, videos, ose chat-in në një aplikacion, ishte e vështirë. Kompanitë Telekom kishin teknologji arkaike dhe kërkonin të bllokonin kompanitë e tjera në kontrata të shtrenjta afatgjata. Jeff Lawson, themelues i StubHub, së bashku me Evan Cooke dhe John Wolthuis, menduan pse një zhvillues nuk ishte në gjendje të shtonte telefoninë dhe aftësinë e mesazheve në një aplikacion. Kështu, në vitin 2008, të tre filluan Twilio, një platformë cloud B2B me bazë në San Francisco që u lejon Kompanive si Uber, WhatsApp dhe Airbnb t’a bëjnë këtë.

Duke qenë një përfitim për disa prej startup-eve më pikante të Silicon Valley, Twilio tërhoqi 240 milionë $ investime. Vlerësuar në 1 miliardë $ para qershorit (dhe tani rreth tri herë më shumë), Twilio ishte një nga disa “njëbrirëshit” e paktë që u bë publik në vitin 2016. Si një lloj prove, Lawson ka dëshmuar se ka ende një treg për rritjen e kompanive të tilla teknologjike – edhe në qoftë se ato nuk janë ende fitimprurëse.

Inc: Shumica e kompanive të tjera në klubin e “njëbrirëshve” kanë qëndruar private. Përse vendosët të bëheshit publikë?

Lawson: Me kompanitë cloud B2B dhe sidomos një platformë si Twilio, gjëja e parë që ju shisni është besimi. Si një kompani cloud, ju shisni një shërbim, por mbi të gjitha një kompani cloud shet besim – besim se jeni më të mirë në këtë gjë sesa konkurrentët tuaj. Cloud-i ka lidhje me besimin që ju i jepni një kompanie të specializuar në këtë gjë, pasi ata e bëjnë më mirë se ju dhe Twilio ofronte pikërisht një shërbim të besueshëm. Pra, duke u bërë publikë ishte një mënyrë e madhe për të ndërtuar dhe demonstruar këtë besim, sepse kjo e bën kompaninë një libër të hapur që klientët mund ta shfletojnë.

Pasi kaluat  vite duke marrë më shumë se 200 milionë $ kapital dhe duke u vlerësuar në 1 miliardë $, a ishte kjo rruga e drejtë për t’u kujdesur për investitorët tuaj?

Ne nuk u bëmë publikë për t’u kujdeset për investitorët tanë. Ne u bëmë publikë për shkak se kjo ishte gjëja më e drejtë për kompaninë. Fakti që dolëm publikë përshpejtoi rolin tonë të udhëheqjes dhe kjo ishte diçka e mirë për kompaninë, klientët dhe për të gjithë.

Por, kur ju merrni kapital, besoj se jeni angazhuar për të siguruar një kthim të investimit në një moment të caktuar. Nuk ka një kornizë të caktuar kohore në këtë, por natyrisht, investitorët kanë korniza kohore. Por këto korniza janë mjaft të gjata në kohë; po flasim për shtatë deri në 10 vjet për një fond. Ne nuk ishim nën presion për t’u bërë publikë.

Twilio nuk ka pasur shumë konkurrencë në tregun e IPO këtë viti. A keni frikë prej faktit që mund të mos ketë “oreks” për një kompani cloud?

Unë do të jem i sinqertë – Unë nuk prisja që ne do të ishim i pari në Silicon Valley që do të dilnim në këtë periudhë kohore. Kur u bë e qartë se ishte koha vendimtare për të marrë vendimin, ky ishte një lloj aprovimi për të thënë, “OK, ne do të jemi ata që do të kuptojnë oreksin për IPO në këtë treg. ”

Ju bashkëpunuat me J.P.Morgan dhe Goldman Sachs, dy firma tradicionale të Wall Street. Si ju shkoi në lidhje me gjetjen e bankave të duhura? Pse zgjodhët këto të dyja?

Ashtu si shumica e gjërave, kur ju zgjdhni një ofrues shërbimi, çdo gjë ka lidhje me marrëdhëniet dhe njerëzit. Emri i firmës nuk është aq i rëndësishëm sa njerëzit. Ky është një faktor i madh. Është si zgjedhja e një avokati ose një kontabilisti. Ka të bëjë shumë pak me firmën dhe më shumë me njerëzit që punojnë me të çdo ditë.

Ju dolët publik më 23 qershor. Si e festuat atë natë?

Nata e çmimeve, ne kemi qenë në New York City dhe hëngrëm një darkë të këndshme në Capital Grille. Një ditë më pas, kemi bërë tregtinë tonë të parë. Pas Stock Exhange, ne fluturuam përsëri në San Francisko dhe bëmë një festë të vogël me ekipin atje. Një nga gjërat më të rëndësishme për ne në lidhje me IPO ishte që t’ua bënim të qartë të gjithë Twilions se kjo ishte dita e parë. Ne nuk mendojmë se çdo gjë është bërë. Kjo nuk është një mbyllje.

Pra, ju nuk e shihni si fund faktin që jeni publikë. Pse është ky një dallim i rëndësishëm për ju?

Nëse ju shikoni në atë që mundëson dalja publike, ky është vetëm fillimi i fazës së ardhshme të kompanisë. Por në qoftë se ju mendoni se është një mbyllje, kjo mund të dërgojë mesazhin se po falimenton dhe në qoftë se ju jeni një investitor,  nuk do të donit të investonit në një kompani që mendon se nuk ka më për të dhënë. Kjo nuk është mënyra sesi një sipërmarrës apo CEO, ose dikush i përfshirë duhet të mendojë. Unë vërtetë nuk e kuptoj nocionin e daljes, sepse pika e ndërtimit të një kompanie është për ta bërë atë më të madhe dhe më të fortë çdo ditë dhe mbledhja e fondeve dhe dalja publike do t’iu ndihmojë të arrini qëllimin e krijimit të një kompanie të madhe afatgjatë. Pra, nocioni i tërheqjes është në kundërshtim me këtë qëllim. Është si të thuash: Pse jeton? “E pra, unë jetoj në mënyrë që të vdes një ditë.” Kjo nuk ka kuptim, apo jo?

Çfarë këshille keni për sipërmarrësit që duan ta bëjnë publike kompaninë e tyre?

Fokusohuni në ndërtimin e një kompanie të madhe, sepse kjo është në kontrollin tuaj. Gjërat që ju bëni për të ndërtuar një ekip, produkte, konsumatorë dhe një model të madh biznesi, kjo është në kontrollin tuaj. Ju nuk mund të kontrolloni daljet, tregjet publike dhe ju nuk mund të kontrolloni se kush mund t’iu blejë. Por në qoftë se keni sukses në ndërtimin e një kompanie të madhe, atëherë ju keni marrë numrin maksimal të opsioneve në dispozicion për ju dhe kjo është ajo që ju doni, si një sipërmarrës.

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi është ligji i jetës.”
— John F. Kennedy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0