Kur punëtori, firmës dhe kolegëve ku punon u drejtohet me: ATA! - Business Magazine Albania

Kur punëtori, firmës dhe kolegëve ku punon u drejtohet me: ATA!


Para disa ditësh isha në vizitë pune te një firmë me të cilën, përmes kompanisë Smard, bashkëpunojmë për vite te tëra. Ky bashkëpunim bëhet me korrektësi dhe respekt reciprok. Sepse, me një prodhues me traditë familjare, të bërit biznes ka një etikë pune. Dhe, kjo më shtyn të mendoj se sa potencial kemi, se ku do të ishim si shtet dhe si shoqëri po të kishim me tepër biznese, të cilat janë të ndërtuara mbi vlera, në korrektësi dhe me vizion inovativ për të ardhmen?!

Me mikun dhe bashkëpunëtorin ishim duke biseduar për trajnimet për shitjen dhe për njohjen e brendit nga ana e punonjësve: se sa stafi e njeh vlerën e kompanisë ku punon, me sa mburrje flasin për arritjet e kompanisë dhe si e promovojnë atë.

Lexoni: 5 TIPET E KOLEGËVE TË CILËVE DUHET T’IU QËNDRONI LARG

E bëmë një diskutim me ATA dhe NE. Kur punëtori flet për ndonjë aktivitet që ka ndodhur në firmë dhe drejtohet me “ATA e paskan bëre një reklamë të bukur” , a është kjo e rëndë për pronarin? A mund të ndihet keq ai kur e dëgjon punëtorin duke u drejtuar firmës dhe kolegëve ku punon me “ATA”?

Pas disa ditësh, në takim me një bashkëpunëtor tjetër patëm po të njëjtën temë. Kur e dëgjon punëtorin të flasë për firmën me ATA, ai tha: “Më djeg shpirti, sepse punëtori nuk po e ndjen veten si pjesë të ekipit ku punon e vepron”. “Pse e ndjen veten të huaj?”, pyet ai.

Në raste të tilla, është edhe faji i pronarit që nuk gjen mënyrën t’i afrojë punëtorët që ta ndjejnë vendin e tyre të punës si pjesë e tyre? Por, për shembujt e mësipërm, nga përvoja ime edhe me punëtorët e dy kompanive, është se pronarët i trajtojnë të punësuarit me shumë respekt. Ndaj, mendoj se ky problem duhet kërkuar edhe te punëtorët.

Kjo shmangie, pra mungesa e ndjenjës për të qenë pjesë e grupit, shpesh ka lidhje me humbjen e vlerave të shoqërisë sonë – që nga familja. Kjo pastaj reflektohet në shoqëri edhe në punë. Sot shumë lehtë po zihemi dhe po fjalosemi me një anëtar të familjes, apo me miq të vjetër për një gjë që blihet me para. Ne lehtë po shkatërrojmë miqësinë dhe gjakun që nuk falet e as nuk blihet. Ndërsa, hezitojmë të kërkojmë falje edhe atëherë kur jemi të vetëdijshëm për gabimet që i bëjmë. Kështu, po bëhemi të huaj e të distancuar edhe në vendin e punës!

Lexoni: Si të ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me shefin dhe kolegët?

Në orarin e punës kalojmë minimumi tetë orë pune, së bashku me kolegët e tjerë. Kjo i bie që kalojmë më shumë kohë me kolegët e punës se me anëtarët e familjes. Firma ku punon dhe kolegët duhet të trajtohen me vlerë të barabartë, ashtu si familja. Prandaj, mendoj se është obligim moral e pse jo edhe patriotik që të kemi raporte të mira me të tjerët, të luftojmë për këtë, sepse kështu arrijmë t’i tejkalojmë më lehtë sfidat personale dhe ato shoqërore.

*Një shkrim nga Denis Gafuri

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0