Si të ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me shefin dhe kolegët? - Business Magazine Albania

Si të ndërtojmë një marrëdhënie pozitive me shefin dhe kolegët?


Në të kaluarën, marrëdhënia e një punonjësi me eprorin e tyre ishte një nga faktorët që ndikonte më shumë nëse një punonjës e pëlqente punën e tij apo jo. Me kalimin e kohës, kjo dinamikë ka ndryshuar disi.

Në vitet e fundit, marrëdhëniet me kolegët janë bërë gjithnjë e më me ndikim në perceptimin e kënaqësisë në punë. Puntorët e gjeneratës së sotme i vlerësojnë shumë më shumë marrëdhëniet me kolegët e tyre – siç tregohet nga dëshira e tyre për të punuar së bashku në detyra të ndryshme. Një aspekt tjetër është se, në shumë ambjente, ka bashkëpunim mes departamenteve, gjë që krijon nje raport më të ngushtë me njëri tjetrin. Për shembull, një anëtar i ekipit në departamentin e shërbimit ndaj konsumatorëve mund të punojë me departamentin e marketingut dhe ky i fundit duhet të mbikëqyri projektet. Pra një bashkëveprim mes këtyre departamenteve e bën punën shumë më komode.

Një faktor tjetër që mund të rriti rëndësinë e marrëdhënieve me eprorin apo shefin është mënyra se si e vlerëson një punonjës vendin e punës sot- duke përfshirë feedback 360 gradë dhe masa të tjera objektive të vendit të punës. Më poshtë janë disa mënyra sesi të ndërtoni një raport pozitiv me kolegët e punës dhe jo vetëm:

1. Jini mirënjohës. Shefat dhe mbikëqyrësit nuk e dëgjojnë fjalën faleminderit shumë shpesh. Ata dëgjojnë shumë ankesa dhe probleme, të cilat duhet t’Ii zgjidhin. Herë pas here falenderoni dikë – duke qenë specifikë se pse po e falenderoni – mund të jetë një fillim i mbarë në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive.

2. Respektoni të tjerët. Një nga ankesat më të zakonshme që dëgjohet shpesh nga mbikëqyrësit, veçanërisht në marrëdhëniet mes gjeneratave të ndryshme, është që ata nuk ndihen të respektuar. Shumica prej nesh nuk janë të sigurt se çfarë na bën të ndihemi të respektuar, por në mënyrë të qartë e kuptojmë kur e ndjejmë këtë. Bëni një bisedë të përgjithshme me shefin tuaj në lidhje me veprimet që i bëjnë ata të ndihen të respektuar ose jo.

3. Në qoftë se do të ngrini një shqetësim, sigurohuni që të jetë specifike, e qartë dhe e përgjithshme dhe se kjo është një sjellje ose problem që shefi juaj mund ta trajtojë. Mos u ankoni në lidhje me menaxhimin apo një koleg në një departament tjetër, ku mbikëqyrësi juaj nuk ka ndikim.

4. Bëjeni mirë punën tuaj dhe jnni të gatshëm për të shkuar më lart dhe përtej asaj që jeni. Mbani mend, ju jeni atje për të përmbushur detyrat dhe t’i kryeni ashtu siç duhet ato. Kur ju bëni punë me cilësi, me raste bëni më shumë sesa është e nevojshme, pasi në këtë mënyrë shefi dhe kolegët tuaj do mbështeten dhe do kenë besim tek ju.

Qëllimi i ndërtimit të një marrëdhënieje pozitive me shefin tuaj është për të zhvilluar një marrëdhënie të shëndetshme, pozitive dhe me respekt të ndërsjellë, i cili do të çojë në një komunikim më të mirë, do iu lejojë të punoni edhe nëse ka ndonjë mosmarrëveshje dhe të ndërtoni një partneritet, ku ju mund të mbështesni njëri tjetrin në kohëra të vështira.

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0