Rëndësia e kulturës së kompanisë po merr ghithmonë e më shumë vëmendje kohët e fundit, sidomos në botën e startupeve. Gjigandët e teknologjisë si Google e kanë bërë emrin e tyre duke ofruar përfitime unike, ndonjëherë edhe luksoze për punonjësit e tyre, ndërsa startupet e vogla dhe të zgjuara po ndryshojnë rregullat e kulturës së zyrës, me përftimie si koha e pakufizuar e pushimeve dhe orët fleksibël.
Edhe komponentë të vegjël kulturorë, si për shembull një set i vlerave të përbashkëta ose një deklaratë misioni, mund t’i drejtojë punonjësit drejt një qeëllimi të vetëm të identifikueshëm.
Por çfarë ka që e bën kulturën e kompanisë një “institucion” me kaq influencë?
1. Të mbash misionin në zemër
Puna e parë që duhet të bëjë kultura e kompanisë është të themelojë një grup të qartë të prioriteteve, të cilat shkojnë sinkron me objektivat e përgjithshëm të kompanisë. Deklarata e misionit e Google është “Mos u trego i keq.” Kjo aplikohet në nivel korporate, ndërsa kompania mundohet të bëjë mirë sa më shumë të mundet, por gjithashtu edhe në nivel punonjësish, ku individët presin të bëjnë më “të mirën” që munden ne nivelet e tyre respektive.
Këto prioritete funksionojnë në të dyja drejtimet, nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart: Punonjësit që mbajnë më mirë synimin në zemër të punës do të kenë më shumë mundësi t’ia dalin, kështu e ndihmojnë kompaninë të qëndrojë paralel me identitetin dhe qëllimin e saj. Një kompani me një qëllim të fortë, do të jetë e aftë të inkurajojë më shumë individë që të fokusohen në atë qëllim.
Nëqoftësekjo përshkruan kompaninë tuaj, përfundimisht do të keni një organizatë më të fokusuar dhe të orientuar, e cila do të jetë e aftë të arrijë objektivat afatshkurtër dhe ato afatgjatë.
2. Tërheqja e talenteve të reja
Çdo organizatë ka nevojë për talente në mënyrë që të qëndrojë mbi sipërfaqe, por të tërheqësh ato talente mund të jetë një sfidë edhe për kompanitë të cilat janë ndër vite të stabilizuara. Ju mund të shpënzoni para për të postuar më shumë vende vakante pune, të punësoni rekrutuesë profesionalë ose të “gjuani” gjatë eventeve të rrjetëzimit të kompanisë, por ndonjëherë qasja nga brenda është më e thjeshtë: Nëse keni një kulturë kompanie të mirëstabilizuar (dhe një reputacion që lidhet me të), njerëzit e talentuar do t’ju kërkojnë në mënyrë të natyrshme.
Kjo funksionon sepse kandidatët më të talentuar e dinë vlerën e tyre dhe janë përzgjedhës për ambjentin se ku duan t ëpunojnë. Ata tentojnë të kërkojnë më shumë se thjesht një rrogë në termat e një kulture në kompani e cila gërshetohet mirë me personalitetin e tyre. Nëse kultura juaj nuk u përshtatet atyre, ata do të lëvizin nga kompania juaj.
3. Mbajtja e punonjësve
Është e vështirë të ndërtoni një kompani të suksesshme, nëse të ardhurat e punonjësve janë të tepërta. Të gjeni kandidatë të rinj, t’i trajnoni dhe t’i integroni ata në biznes, kërkon kohë, para dhe mund të ulë moralin e përgjithshëm në kompani. Me një kulturë kompanie të fortë që i inkurajon njerëzit të vijnë në punë çdo ditë, numri i atyre që largohen nga kompania do të ulet.
Për fat të mirë, mbajtja e punonjësve dhe një kulturë kompanie e fortë kanë një marrëdhënie që mbështesin njëra-tjetrën. Sa më e fortë kultura në organizatë, aq më pak ka gjasa që punonjësit tuaj të largohen. Dhe sa më shumë që të rrinë punonjësit, aq më e fortë do të bëhet kultura e organizatës. Çelësi është të gjeni një “skuadër bërthamë” me njerëz që u shkon përshtat kultura e kompanisë suaj, dhe t’i mbani ata të lumtur dhe konsistentë ndërsa kompania rritet.
4. Inkurajimi i pasionit
T’u japësh njerëzve një ambjent pune ideal në të cilin të punojnë bën më shumë se thjesht parandalimin e largimit të tyre nga vendi i punës; kjo i bën ata të ndihen se po investojnë vërtet me punën e tyre. Nëse krijoni një kulturë të cilën punonjësit tuaj vërtet e duan, ata do të ndihen sikur zyra është një “zgjerim” i ambjentit të shtëpisë, dhe do të ndihen edhe të gëzuar edhe të apasionuar pas punës që bëjnë.
Më shumë punonjës të apasionuar do të thotë më shumë punë kreative, inovative dhe produktive (për të mos përmendur vetëkënaqësinë më të lartë të punonjësve). Në njëfarë mënyre, kultura e kompanisë është një mjet që i mban punonjësit të lumtur mjaftueshëm për të bërë punën e tyre, dhe kjo do të thotë që kompania mund të shkojë përtej kufijve të saj dhe të shkelë në tokë të re.
5. Diferencimi i identitetit të markës
E fundit por jo nga rëndësia, mbajtja e një kulture të mirë të organizatës mund të zhvillojë një reputacion diferencues për brandin tuaj, në një kontekst të jashtëm. Për shembull, nëse e mburrni veten se jeni joformalë dhe bisedorë, përfaqësuesit e shërbimit të klientit mund të jenë vetë më bisedorë dhe miqësorë me klientët, të cilët në kthim do ta shohin brandin tuaj si më shumë rastësore dhe të afrueshme. Markat unike kanë gjithmonë një përparësi ndaj markave të cilat ‘ngatërrohen’ me konkurrencën, kështuqë sa më e fortë të jetë kultura juaj, aq më mirë do të performojë marka juaj.
Kultura e kompanisë është më shumë se një qëndrim i përgjithshëm. Është më shumë se një markë, gjithashtu është më shumë se një seri benefitesh. Është kombinimi i kushtëzimeve praktike, mjedisore, atmosferike që e bëjnë kompaninë tuaj të tillë, dhe më shumë se një “tufë me individë” të cilët punojnë në të njëjtën hapësirë fizike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.