Kriptovalutat, Rama: po bëjmë gati ligjin - Business Magazine Albania

Kriptovalutat, Rama: po bëjmë gati ligjin


Keni dëgjuar për kriptovalutat si po zhvillohen jashtë. Sigurisht keni lexuar edhe qëndrimet e Bankës së Shqipërisë, e cila nuk e nxit përdorimin e tyre në vend.

Megjithatë, Kreyministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të TAP në det, ka bërë të ditur se do të favorizojë përdorimin e tyre.

Në fjalën e tij, ai tha se,“Për të krijuar tregje të reja perspektivë për vende pune që paguhen shumë më mirë, për njerëzit e kualifikuar dhe më profesione të ndryshme në sektorë që janë tejet të zhvilluara apo në rrugën e zhvillimit sot në botën ku jetojmë jemi duke eksploruar edhe  mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën që është një risi shokuese në botën e sotme. Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë. Për momentin jemi në një proces vlerësimi pune për hartimin e kuadrit rregullator pasi i kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme ne do të promovojmë dhe përtej kufinjve të Shqipëri gatishmërinë për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave globale”.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë i bëri apel publikut shqiptar për rrezikun e investimit në monedhën virtuale BITCOIN. Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë sqaroi se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon përdorimin dhe tregtimin e monedhave virtuale dhe, rrjedhimisht, në Shqipëri nuk mund të ketë subjekte të liçencuara për aktivitete të këtij lloji.

Lexo: Banka e Shqipërisë paralajmëron rrezikun e përdorimit të monedhës virtuale BITCOIN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0