Krifca në samitin e OKB: Shqipëria, eksportuese e rëndësishme rajonale dhe evropiane! - Business Magazine Albania

Krifca në samitin e OKB: Shqipëria, eksportuese e rëndësishme rajonale dhe evropiane!

Shqipëria ia doli të kthehet në një eksportuese të rëndësishme rajonale dhe evropiane, deklaroi Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, gjatë fjalës së saj në mbyllje të samitit të Sistemeve Ushqimore të Kombeve të Bashkuara, temë “Drejt Samitit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Samitit të së Ardhmes dhe 2025”.

Në fjalën e saj, Krifca u shpreh se kryefjalë e punës së të gjithëve duhet të jetë bashkëpunimi.

“E nxitur nga një politikë e qartë zhvillimi, e mbështetur fuqimisht nga partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe FAO, në Shqipëri është krijuar një model i qartë i bazuar në njohuritë në ferma, bazuar në inovacionin, bazuar në diversifikimin e fermave, bazuar në aksesin në treg që zhvillon zinxhirët e shkurtër të vlerës së ushqimit dhe fokusohet në cilësinë e lartë të produkteve bujqësore” tha zonja Krifca.

“Kjo ka bërë që Shqipëria të bëhet një eksportues i rëndësishëm rajonal dhe evropian i frutave dhe perimeve të freskëta, vajit të ullirit, bimëve mjekësore dhe peshkimit”, nënvizoi ajo.

Minsitrja shqiptare  e bujqësisë dhe ushqimit tha se vendi po punon “… në mënyrë aktive drejt zhvillimit të politikave dhe strategjive që promovojnë praktika të qëndrueshme bujqësore, mbështesin fermerët e vegjël dhe nxisin zinxhirët të fortë të furnizimit me ushqim. Fokusi ynë është në rritjen e produktivitetit duke mbrojtur burimet natyrore dhe biodiversitetin.”, përfundoi zonja Krifca.

Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0