Kreu i shoqatës së ndërtuesve Erjon Harizi tha në emisionin Now në Euronews Albania se çmimi i apartamenteve në zonën e ish-Bllokut ka arritur në 3000-4000 euro m2.
Sipas tij, rritja e çmimit të referencës do të çojë në rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet
“Çmimet e referencës janë rritur me 40 për qind. Diferenca që sot paguan një qytetar është deri në 150 euro për metër katror, nëse një apartament në Don Bosko ishte 800 euro metri katro sot është 1200 euro referenca, kjo është ajo që sot rëndon ndërtuesit dhe qytetarët, dhe 15 mijë euro për një apartament është që të paguash 100 vjet taksë prone. Sot po ble një apartament 15 mijë euro më tepër. Nuk duhet të lidhet me taksën e pronës, në krahasim me atë që do të kushtojnë një apartament nga 1 gushti e këtej. Maksimalet që kemi në ish-Bllok sot janë 2 mijë euro metri katror, ndërkohë sot çmimi real i apartamenteve që shiten në ish-Bllok është 3000-4000 euro metri katror”, tha ai
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto