Kredi me 0 % interes për banesa, hapen aplikimet për punonjësit e Administratës Publike - Business Magazine Albania

Kredi me 0 % interes për banesa, hapen aplikimet për punonjësit e Administratës Publike

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se aplikimet për programin e kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës janë tashmë të hapura për punonjësit e Administratës Publike. Ky program synon të ndihmojë 300 punonjës nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky program ka për qëllim të ndihmojë 300 punonjës të këtyre departamenteve:

  • Ministria e Brendshme;
  • Ministria e Mbrojtjes;
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit;
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kreditat për blerjen e banesave ofrohen pa interes (0%), dhe aplikimi mund të bëhet përmes portalit të-Albania. Aplikimet filluan më 15 korrik dhe do të mbyllen më 14 gusht 2024 në orën 09:00.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikantët përfshin:

  • Kopje të certifikatës së pronësisë për banesën, duke përfshirë rivlerësimin e saj nëse ka pasuri të paluajtshme në pronësi;
  • Vërtetim negativ nga Agjencia Shteterore e Kadastres për të siguruar që banesa nuk është e regjistruar ose në proces regjistrimi në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes sipas certifikatës së gjendjes familjare, nëse nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi;
  • Marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin/en nëse aplikanti ka bashkëjetues/e. facebook

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0