Kosova biznes më të madh me Serbinë sesa me Shqipërinë - Business Magazine Albania

Kosova biznes më të madh me Serbinë sesa me Shqipërinë


104 vite pas shpalljes së pavarësisë, statistikat tregojnë se shqiptarët bashkëpunojnë pak me Kosovën në fushën e ekonomisë. Në Kosovë dhe Shqipëri, më shumë hyjnë mallra nga Serbia (mbi 500 milionë euro në vit), edhe pse për t’u lidhur bashkë shtetet shqiptare u investuan miliarda euro në autostrada.

Ndërkaq, numri i bizneseve të regjistruara në të dyja anët del të jetë modest.

Sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria, nga mbi 100 mijë që janë gjithsej.

Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri janë regjistruar 169 mijë biznese, ku 380 prej tyre janë nga Kosova.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016 në Kosovë ka arritur në 2.86 miliardë euro, ku nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.

Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, ku në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro.

Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro.

Mungesa e shkëmbimeve më të mëdha tregtare dhe investimeve të ndërsjella nuk vlerësohet shqetësuese për politikanët.

Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria bazuar në deklaratat e dhëna nuk e konsiderojnë njëra-tjetrën si konkurente, por si partnere të cilat bashkëpunojnë për të mirën reciproke me qëllim gërshetimin ekonomik.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se janë duke punuar me institucionet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka, si mundësi më e lehtë për eksport.

“Prandaj, po punojmë bashkërisht, për t’a bërë këtë gjë, regjistrimin si marka. Dhe, e dyta ajo që duhet të marrim në konsideratë është dhe fakti që konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt të këtij lloji. Prandaj, edhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport”, ka thënë Ekonomi.

Deri më tani janë nënshkruar një numër i madh marrëveshjesh, por që në praktikë statistikat nuk vërehet se kanë ndryshuar shumë për mirë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami, marrëdhëniet me Shqipërinë i vlerëson shumë të mira. Sipas saj të dyja vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur tregtare, në dallim nga vitet e kaluara kur produktet “Made in Kosova” bllokoheshin në kufi.

“Ramë dakord rreth krijimit të një marrëveshje mes të dy vendeve për shkëmbimin e forcës punëtore sidomos gjatë sezonit turistik në Shqipëri. Po ashtu, diskutuam rreth mundësisë së shkëmbimit të eksperiencës në fushën e përpunimit të produkteve me qëllim të ngritjes së cilësisë së produkteve vendore të të dyja vendeve”, ka thënë ajo pas takimit me ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0