Ndërsa kredia e dhënë nga bankat për bizneset ka shënuar rënie të flukseve gjatë korrikut, në rritje të fortë është vetëm grupi “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave”. Banka e Shqipërisë ka publikuar flukset mujore të huave të reja, sipas të cilave rezulton se bankat kanë dhënë rreth 60 milionë euro kredi për këtë grup.
Në total, fluksi mujor i kredisë së re për muajin korrik rezulton 15.7 miliardë lekë, në rënie të fortë nga qershori, kur totali i huave të reja ishte më shumë se 20 miliardë lekë. Peshën kryesore në këtë shifër e mban pikërisht Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Totali i kredive për këtë grup i kalon 6.5 miliardë lekët, duke qenë edhe i vetmi grup i rëndësishën në rritje nga muaji i mërparshëm, kur flukset mujore ishin 8.1 miliardë lekë.
Në rënë të fortë është sektori tjetër me peshë në totalin e flukseve të kredisë për korrikun, ai i ndërtimit. Kredia për këtë sektor ka rënë në 2.4 miliardë lekë në korrik, nga 3 miliardë në qershor. Shumë më e fortë ka qenë rënia e kredisë për sektorin e industrisë përpunuese, e cila nga 3 miliardë lekë në qershor, ka zbritur në diccka më shumë se 2 miliardë në korrik.
Megjithatë, grupi më rënien më të theksuar është transporti dhe magazinimi, kredia për të cilin nga 2.7 miliardë lekë në qershor, ka rënë në 447 milionë në muajin korrik. Scan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.