Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Strategjia Fituese” të  Renato Civilit - Business Magazine Albania

Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Strategjia Fituese” të  Renato Civilit

Libri "Strategjia Fituese" i Renato Civilit hap debatin mbi marketingun digjital në epokën e AI

Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Strategjia Fituese” të  Renato Civilit

Bytes & Books u kthye me një takim të veçantë: këtë herë, libri nuk foli vetëm për ide, foli për treg, për komunikim, për mënyrën se si bizneset dhe njerëzit dalin fitimtarë në botën digjitale. Takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books u zhvillua më 26 Mars,  me fokus te libri i ri i ekspertit të marketingut digjital Renato Civili, i titulluar “Strategjia Fituese”. Ky botim u prit si një nga përpjekjet e para serioze nga një autor shqiptar për të trajtuar marketingun digjital me thellësi, por edhe me gjuhë të qartë dhe të zbatueshme.

“Marketingu nuk duhet të jetë i ndërlikuar, duhet të jetë i qartë, strategjik dhe i orientuar drejt rezultateve.” – Renato Civili, Strategjia Fituese

Çfarë solli ky takim?

Në vend që marketingu të shihet si një proces i ndërlikuar dhe i pakapshëm, Civili solli një qasje të strukturuar me hapa konkretë: si të identifikosh klientin ideal, si të ndërtosh komunikim që konverton, si të përdorësh mjetet e reja digjitale, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për të fituar vëmendjen e audiencës dhe për të rritur shitjet.

Libri nuk iu drejtua vetëm marketerëve. U shkrua për sipërmarrësin që dëshiron të kuptojë pse fushata e tij nuk funksionon, për menaxherin që kërkon strategji të qëndrueshme rritjeje, dhe për profesionistin e pavarur që ndërton brendin e tij personal.

Lexo edhe:Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Gjenitë e Biznesit” të Adrian Civicit

Temat kryesore të diskutuara

Identifikimi i klientëve idealë
Strategjitë e komunikimit digjital
Mediat sociale dhe inteligjenca artificiale
Sekretet e copyright-it bindës
Fushata digjitale që rrisin shitjet
Marketingu me email dhe marrëdhëniet me klientët
Klientët si promotorë të markës
Ndërtimi i brendit personal dhe lidershipit

Takimi i Bytes & Books ishte më shumë se një prezantim libri. U kthye në një hapësirë reflektimi mbi sfidat reale të marketingut, ato që bizneset shqiptare i njohin mirë: si të komunikosh kur vëmendja e audiencës është gjithnjë e më e vështirë të kapet, si të ndërtosh strategji me burime të kufizuara, dhe si të mbijetosh, madje të lulëzosh, në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Diskutimi qe i hapur: idetë e librit u testuan mbi realitetin, u pyetën, u debatuan. Kjo është tradita e Bytes & Books, leximi nuk mbaron me mbylljen e kopertinës!

Shihemi në takimin e rradhës!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0