Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Gjenitë e Biznesit” të Adrian Civicit - Business Magazine Albania

Klubi i librit Bytes & Books diskutim për ”Gjenitë e Biznesit” të Adrian Civicit

Dje u zhvillua takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books, ku në qendër të diskutimit ishte libri ”Sekretet e Gjenive të Biznesit” (Vellimi I, II) i profesor Adrian Civicit. Takimi u përqendrua veçanërisht tek biografitë e figurave që kanë formësuar revolucionin industrial në shekullin e XX dhe industrinë e teknologjisë së informacionit në shekullin e XXI.

Libri shërben si një portë për të kuptuar rrugëtimin e 47 prej gjenive më të shquara të biznesit në botë. Ai mbulon figura që kanë lënë gjurmë të pakthyeshme në sektorë të ndryshëm, nga çeliku, nafta dhe bankat, deri tek moda, teknologjia, ushqimi, media, argëtimi dhe tregtia online.

Pjesëmarrësit analizuan me interes historitë e pionierëve si Henry Ford, që revolucionarizoi industrinë e makinave me linjat e montimit, apo Walt Disney, që krijoi një perandori argëtimi që sot gëzon miliona fansa në mbarë botën. Po ashtu, biografitë e Andrew Carnegie, John D. Rockefeller dhe J. P. Morgan tregojnë sesi sipërmarrësit e shekullit XIX dhe XX kanë ndërtuar themelet e ekonomisë moderne globale.

Diskutuesit u ndalën edhe tek biografia e Mark Zuckerberg, themeluesit të Meta , si një shembull i fuqisë së ideve që lindin në moshë të re dhe që, përmes këmbënguljes, shndërrohen në platforma globale me miliarda përdorues. U theksua se pas çdo suksesi që sot duket i zakonshëm, fshihen dështime, polemika dhe vendime të vështira.

“Biografitë na tregojnë se vizioni dhe këmbëngulja janë varka dhe rremat me të cilat këta individë lundruan në detin e sfidave,” u shpreh profesor Civici gjatë diskutimit, duke nënvizuar se libri nuk është thjesht një përmbledhje historish suksesi, por një reflektim mbi natyrën e guximit në biznes.

Vëmendje të veçantë mori edhe figura e Elon Musk, me sipërmarrjet e tij si SpaceX dhe Tesla Inc., si dhe rrugëtimi i Sam Altman me OpenAI, që ka sjellë inteligjencën artificiale në qendër të debatit global mbi të ardhmen e punës dhe shoqërisë.

Diskutimi nxori në pah se pas çdo marke ikonike që sot lidhet me konsumin modern, qëndron një histori personale me rreziqe, dështime dhe vendime të guximshme, por edhe një mjedis akademik dhe financiar i favorshëm.

Takimi krijoi një hapësirë të vlefshme reflektimi mbi rolin e guximit në sipërmarrje dhe mbi mënyrën se si biografitë e këtyre figurave mund të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj.

 

Shihemi në takimin e rradhës! Bashkohu me Klubin e Librit Bytes& Books. Detajet i gjen këtu

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0