Kjo pajisje e vogël mund të sulmojë telefonin tuaj dhe aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje - Business Magazine Albania

Kjo pajisje e vogël mund të sulmojë telefonin tuaj dhe aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje

Nëse jeni ulur ndonjëherë në një kafene dhe iPhone ose Android juaj befas “çmendet” dhe pop-up-et fillojnë të shfaqen, fajtori mund të jetë një pajisje e vogël e ngjashme me USB.Bëhet fjalë për një pajisje të quajtur “Flipper Zero”, e cila përdoret për hakerim dhe cilësohet si “multifunksionale”. Në faqen zyrtare të internetit thuhet, për shembull, se mund të përdoret si një çelës në distancë.

Megjithatë, Flipper Zero është përdorur për veprime të tjera, më keqdashëse se telekomanda – përdorimi i tij varion nga ndryshimi i kanaleve televizive në vende publike, te klonimi i çelësave të hotelit apo hapja e dyerve automatike të garazhit, raporton Ars Technica.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0