Lexoni: Kentucky Fried Chicken (KFC), një histori suksesi në mes të bllokut
“Pagesat me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës nuk ishin një detyrë e lehtë,” tha Jidong Chen, kreu i teknologjisë së identifikimit biometrik në Ant Financial. “Për mënyrën se si zbulojmë kur fotografia e dikujt po manipulohet veprojmë kështu: ne e parandalojmë këtë duke bashkuar software-in dhe hardware-in dhe duke lidhur algoritme të sofistikuara me kamerën 3D. Mund të parandalojmë spoofingun biometrik gjithashtu.” Sipas Ant Financial, algoritmi mund të zbulojë hijet dhe veçori të tjera për të provuar nëse personi që qëndron para kamerës është në fakt një person dhe jo një foto ose video e përdorur për të mashtruar sistemin e pagesave.
Në videon e mësipërme që përshkruan mënyrën se si funksionon procesi i pagesës, një grua e re përdor makinën në një shumëllojshmëri të paraqitjeve – në mënyrë natyrale, me make-up të rëndë dhe me një shumëllojshmëri të parukeve. Makina njohu me saktësi karakteristika të fytyrës së saj çdo herë që duhej të bënte pagesën.
Lexoni: Teknologjia më e pazakontë e KFC sugjeron një porosi në bazë të fytyrës tuaj
Dyqani KFC që ofron sistemin e pagesave të njohjes së fytyrës është një version më i përmirësuar i zinxhirit të quajtur K Pro, i cili shet sallatë, lëngje dhe panine. K Pro u prezantua në Korrik si një mënyrë për të tërhequr klientët e rinj në kërkim të alternativave më të shëndetshme ushqimore.
burimi: theVerge