Kentucky Fried Chicken (KFC), një histori suksesi në mes të bllokut - Business Magazine Albania

Kentucky Fried Chicken (KFC), një histori suksesi në mes të bllokut


Pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e restorantit të dytë KFC në Shqipëri, ditë që do të përkojë më në fund edhe me ardhjen e një kompanie ndërkombëtare me origjinë amerikane në qendër të kryeqytetit. Pas inaugurimit të suksesshëm të para disa muajve të restorantit KFC të parë në qendrën tregtare TEG, tani investitorët kanë përqendruar forcat e tyre në zonën e ish-bllokut në Tiranë, aty ku më në fund do të mund ti përgjigjen akoma më mirë kërkesës së publikut shqiptar, për ta bërë ushqimin e pulës së skuqur më të famshëm në botë akoma më të arritshëm për cilindo. Një nga objektivat kryesore të kompanisë në Shqipëri është zgjerimi i rrjetit të restoranteve si në numër, po ashtu dhe në shtrirje gjeografike, për të prekur në këtë mënyrë qendrat kryesore të të gjithë vendit. Plani afatgjatë i kompanisë është të shpërndajë një kulturë të re gastronomike në territorin vendas. Një kulturë e bazuar kjo në ushqim cilësor dhe gatimin profesional të të gjithë elementeve të traditës së hershme KFC.

Hapja e madhe dhe rregullat e lojës

Hapja e restorantit të dytë KFC në Tiranë në zonën e ish-bllokut, më datë 7 Tetor, ora 13:00, do të përkojë me një sërë eventesh që kompania ka rezervuar për publikun e Tiranës dhe për të gjithë ata që do të gjenden në qytet në ditën e inaugurimit. Është ideuar një lojë interaktive në të cilën konsumatorët do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, përkatësisht faqes zyrtare KFC Albania në Facebook, për të fituar në ditën e inaugurimit produktet e ndryshme që kompania ofron në restorantin e saj. Do të ketë më shumë se 200 fitues të cilët mund të sjellin edhe një mik për të përfituar surprizat e rezervuara për to. Kjo lojë konsiston në shpërndarjen e disa kolonelëve nëpër të gjithë territorin e qytetit të Tiranës të cilët do të shpërndajnë bluza me fytyrën e Kolonelit të printuara mbi to. Gjatë dorëzimit pjesëmarrësit duhet të bëjnë një fotografi me Kolonelin dhe pasi t’i kene bërë “like” faqes “KFC Albania” në Facebook duhet të postojnë foton në murin e tyre duke “taguar” KFC Albania në foto.

Në këtë mënyrë personi bëhet automatikisht fitues dhe duhet të paraqitet ditën e inaugurimit të restorantit, datë 7 Tetor, ora 13:00, me bluzën e veshur për të marrë atë çka KFC Albania ka rezervuar ekskluzivisht për të. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve është zhvilluar dhe një lojë me quiz në Facebook, ku personat që i përgjigjen të parët në mënyrë të saktë pyetjes së kolonelit, do të shpërblehen nga kompania me të njëjtin çmim.

Restoranti i dytë KFC ndodhet në rrugën kryesore të zonës së ish-bllokut, në zemër të qytetit të Tiranës dhe në këtë mënyrë do t’i shërbejë me të gjithë kapacitetin e saj çdo kërkese të klientit. Mishi i pulës i përdorur nga restoranti dhe i përpunuar direkt në vend është i rritur dhe transportuar sipas të gjitha çertifikimeve të Komunitetit Europian.

KFC-një-histori-suksesi-në-mes-të-bllokut-business-mag

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0