Jumptuit, iniciativa e shqiptarit Donald Leka tashmë e integruar me Office 365 - Business Magazine Albania

Jumptuit, iniciativa e shqiptarit Donald Leka tashmë e integruar me Office 365


Jumptuit, platforma kërkimore e të dhënave nga shërbimet cloud dhe paisjet inteligjente nga një pikë e vetme aksesi, themeluar dhe drejtuar nga shqiptari Donald Leka, njoftoi ditën e djeshme gjatë konferencës CES integrimin e Microsoft Office 365 dhe Azure Machine Learning.

Kjo platformë e disponueshme në Amazon Echo, Fire, Android, iOS, OS X dhe Windows 10 integron plot 27 shërbime nga kompani të shquara si Facebook, Google, Microsoft, Amazon, Twitter, Youtube, Dropbox, Xbox etj.

Integrimi më i fundit i Office 365 mundëson për përdoruesit e Jumptuit editimin e dokumenteve Office. “Me integrimin e Microsoft Office 365, përdoruesit mund të tërheqin dhe editojnë dokumente nga shërbimet cloud dhe paisjet e lidhura me Jumptuit,” tha Donald Leka, themelues dhe CEO i Jumptuit.

Ai shtoi se përdoruesit e Jumptuit mund të ruajnë, kopjojnë madje zhvendosin dokumentet Office ne çdo paisje të lidhur me Jumptuit.

“Produktiviteti do të shtohet falë integrimit edhe të suitës Microsoft Cortana Intelligence dhe Shërbimet Konjitive të Microsoft me njohjen e zërit, kuptimin e gjuhës, analiza linguistike, analiza të tekstit, imazhe dhe video analiza,” tha Leka.

Jumptuit është një platformë kërkimore e të dhënave tuaja në një sërë paisjesh dhe shërbimet cloud. Është dizenjuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve të cilët përdorin një kombinim shërbimesh cloud dhe paisjesh Android, iOS, OS X dhe Windows.

Jumptuit mund të lidhet me shërbimet cloud, mediat sociale dhe paisjet inteligjente si televizorët, bokset, veshjet elektronike dhe Internetin e Gjërave. Me fjalë të tjera mund të keni çdo skedar dhe çdo të dhënë tuajën nga një ekran i vetëm, telefon apo televizor.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0