Ju keni 168 orë kohë çdo javë. Çfarë duhet të bëni me to? - Business Magazine Albania

Ju keni 168 orë kohë çdo javë. Çfarë duhet të bëni me to?


Le të luajmë një lojë të shpejtë. Pse janë numrat 480, 168 dhe 960 të rëndësishëm?

Së pari, 480 është numri i minutave në një ditë me 8 orë. Kjo nuk është shumë nëse ju konsideroni “ortekun” e kërkesave të mediave sociale, takimeve dhe impenjimeve të tjera që tërheqin vëmendjen tuaj.

Përsa i përket 168, ky është numri i orëve në një javë. Sipas një studimi global të kohëve të fundit nga LinkedIn, 89% e njerëzve thonë se ata nuk i arrijnë qëllimet e tyre të përditshme. Ne jemi të hutuar, truri ynë është i lodhur dhe po pësojme gjithmonë e më shpesh aksidente. Unë e kam konsideruar këtë fenomen të dorës së parë. Kjo pasi unë pash një person të ecë drejt një shatërvani, sepse ai ishte duke shikuar në telefonin e tij.

960 muaj.

E gjithë kjo çon në numrin e fundit dhe më modest: 960. Nëntëqind e gjashtëdhjetë muaj është sasia e kohës që ju keni në dispozicion në këtë botë në qoftë se ju jeni me fat. Numri përkthehet në 80 vjeç – 29.200 ditë për të qenë të saktë! Mjerisht, shumica prej nesh ka shpenzuar aq shumë nga koha jonë e çmuar për të ndërtuar një biznes tek i cili ne nuk besojmë ose një karrierë që na ka lënë në hije. Pra, pyetja është nëse ju jeni një CDO (Chief Doing Officer) apo një CPO (Chief Procrastination Officer)?

CDO (Kryeshef)

Shikoni Larry Page, Elon Musk dhe Reid Hoffman. Ata e dinë “psenë” e tyre, qëllimin e tyre udhëheqës dhe e përshtatin atë me fokusin dhe shpejtësinë. Ata ndjekin tre rregulla të thjeshta. Së pari, qartëso qëllimin tënd dhe mos u përqëndro vetëm në karrierë, përqëndrohu në një trashëgimi. E dyta, thjeshtëso çdo gjë – që do të thotë fshij, zëvendëso dhe përditëso të gjitha proceset në mënyrë që të jesh i shkathët dhe i shpejtë. Së treti, shumoni imagjinatën tuaj me 10 herë, edhe nëse ajo është duke menduar shumë larg ose duke rritur suksesin e ekipit tuaj dhjetëfish. Të qenit një kryeshef do të thotë të kthesh të gjitha fjalët në veprim – ky është rregulli i artë që lidh të gjithë sipërmarrësit e mëdhenj si Jeff Bezos apo Steve Jobs.

CPO (Kryeshefi “zvarritës”)

Zvarritja e punëve mund të shkaktojë një tërheqje të nxituar nga ëndrrat tuaja më të guximshme. Ju hiqni dorë dhe për këtë arsye ju vendosni vetë fatin tuaj. Siç thotë edhe bashkë-themelues i “Y Combinator”, Paul Graham, shumica e betejave më të mëdha me të cilat ju do të duhet të luftoni janë brenda kokës tuaj. Zvarritja, arroganca dhe shtangia janë tre pengesat më të mëdha që ju do të duhet të menaxhoni në mënyrë që të bëheni më të efektshëm.

Ju nuk duhet të jeni një CEO, ose të drejtoni një startup për të qenë një kryeshef. Çdo gjë lidhet me marrjen nën kontroll të vizionit tuaj dhe jo që dikush tjetër t’ju punësojë ju për të përmbushur të tyret.

Nisjani punës, mbani një destinacion të qartë në kokë, dështoni, testoni ide shpesh dhe mësoni se ata që janë kryeshefa kanë 2 karakteristika:

1. Investoni kohë në vend që t’a shpenzoni atë.
2. Të thënit “Jo” është një mjet produktiviteti.

Përmbledhje.
Çfarë do të bëni me 960 muajt tuaj? Dallimi midis “Kush jeni?” dhe “Kush doni të bëheni?” është ajo që ju Bëni.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0