JON BRADFORD: Rritja ekonomike në rajon duhet të vijë prej sipërmarrësve - Business Magazine Albania

JON BRADFORD: Rritja ekonomike në rajon duhet të vijë prej sipërmarrësve


Jon Bradford, është bashkëthemeluesi i F6S – komuniteti lider i startupeve, ku këto të fundit rriten bashkë nëpërmjet programeve
të startupeve, kontratave, punësimeve, diskutimeve dhe eventeve – dhe i Tech.eu – blog i teknologjisë që ju vjen në ndihmë për të kuptuar industrinë teknologjike në Europë nëpërmjet të dhënave, historikut, statistikave dhe intervistave. Para kësaj, Jon ka qenë Drejtor i Menaxhimit i Techstars në Londër, një akselerator startupesh i orientuar nga mentorshipi, i cili konsiderohet se është një nga akseleratorët më të mirë të startupeve në botë. Jon është i fokusuar në ndihmesën e startupeve në mënyrë që themeluesit e tyre të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Lumi: Para se gjithash, ju përgëzoj për prezantimin. A kemi ne në rajonin e Ballkanit Perëndimor potencial për startupe?

Jon Bradford: Absolutisht po. Ashtu siç e përshkrova, Sillicon Valley nuk është monopol i sipërmarrësve dhe njerëzve të zgjuar. Unë mendoj se sot më shumë se kurrë ka më shumë mundësi globale për çdo vend, se ç’ka pasur mё parё.

Gjithashtu mendoj se rritja ekonomike në rajon duhet të vijë prej sipërmarrësve dhe njerëzit e zgjuar dhe me ide duhet ta udhëheqin këtë proces.

Lumi: Neve na mungojnë modelet. Cila gjë mendoni ju se ka më shumë rëndësi në suksesin e një startupi?

Jon Bradford: Të ketë klientë. Vërtet tashmë ekzistojnë ‘angel investors’ apo ‘venture capital’ që te asistojnë me para, megjithatë në fund të ditës duhet tё kesh bёrё biznes, duhet të gjenerosh të ardhura.

Lumi: Sipas jush, kush mund të influencojë në zhvillimin e startupeve të rajonit?

Jon Bradford: Nuk ia kam idenë. Në fakt mendoj se është përgjegjësi e njerëzve të rajonit që kur bëhen të suksesshëm të kthehen dhe të riciklojnë paratë e tyre dhe njohuritë dhe të mbështesin mjedisin lokal.
Unë mendoj se ajo që duhet bërë është inkurajimi i atyre që kanë ikur për t’u kthyer sërish, edhe pse jo në mënyrë të përhershme, por që të ofrojnë mbështetje dhe para.

Lumi: A keni ndonjë sugjerim për audiencën e Business Mag Albania nëpërmjet kamerës sonë?

Jon Bradford: Sugjerimi im është që sipërmarrësit shqiptarë të merren me sa më shumë startupe. Dhe pres ftesën tuaj për të ardhur dhe për t’ju takuar në Shqipëri.

Lumi: Shumë falemnderit Z. Bradford!

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0