Korrik 2016, INSTAT publikon të dhënat për tregtinë e jashtme - Business Magazine Albania

Korrik 2016, INSTAT publikon të dhënat për tregtinë e jashtme


Sipas të dhënave të INSTAT, thuhet se në muajin Korrik 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 miliardë lekë, duke u ulur me 0,6 % në krahasim me Korrik 2015 dhe me 0,9 % në krahasim me Qershor 2016. Importet e mallrave në muajin Korrik 2016 arritën vlerën 50 miliardë lekë, duke u ulur me 5,0 % në krahasim me Korrik 2015 dhe me 4,3 % në krahasim me Qershor 2016. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 27 miliardë lekë, duke u ulur me 8,3 % krahasuar me Korrik 2015 dhe me 6,9 % në krahasim me Qershor 2016.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rënia vjetore e eksporteve prej 0,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,8 pikë %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,9 pikë %, “Prodhime druri dhe letre” me -0,6 pikë %. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,1 pikë %, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +0,5 pikë %, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rënia vjetore e importeve prej 5,0 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,8 pikë %, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë %, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,03 pikë %. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Tekstile dhe këpucë” me +1,0 pikë %”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë %, “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë %.

Në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Italia me 1,9 %, Greqia me 23,9 % dhe Kina me 36,6 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Malta me 11,3 %, Kosova me 20,3 % dhe Gjermania me 5,3 %. Në muajin Korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2015 janë: Greqia me 18,3 %, Kina me 10,4 % dhe Gjermania me 1,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 6,9 %, Turqia me 17,1 % dhe Serbia me 24,5 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 70,5 % të gjithë tregtisë. Në Korrik 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 65,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,8 %), Greqia (7,3 %), Kina (6,5 %) dhe Gjermania (6,1 %).

Burimi: instat.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0