Jeni xhelozë dhe jo konsistent? Ja çfarë e vret karrierën tuaj - Business Magazine Albania

Jeni xhelozë dhe jo konsistent? Ja çfarë e vret karrierën tuaj

Po filloni një biznes të ri, jeni sipërmarrës apo marketier, atëherë besoj e keni kuptuar vlerën e marketingut për suksesin dhe vijimësinë e biznesit tuaj?

Ky shkrim ju sfidon të shqyrtoni nëse jeni duke bërë marketingun e duhur bazuar mbi parimet e duhura që ju lejojnë të keni sukses afatgjatë?

Seth Godin është autor i mirënjohur botërisht dhe mjeshtër i marketingut. Këshillat e tij si autor dhe sipërmarrës vazhdojnë të jenë mishërimi i atyre që ai praktikon dhe mëson prej vitesh.

I paduruar … marketingu i vlefshëm kërkon kohën e vet. Kur e bën gabim dhjetë herë rresht të kushton më shumë në para dhe kohë se sa po ta bësh ngadalë, siç duhet dhe për të njëjtin afat kohor.

Egoist … ne si klientë kemi mundësi zgjedhje, ndaj nëse ndiejmë se ajo që po bën është vetëm për ty, jo për ne, atëherë zgjedhja jonë do jetë të shkojmë diku tjetër.

Gjithçka për ty … ti nuk blen nga vetja jote por janë të tjerët që blejnë nga ty. Ata nuk shqetësohen fare për biznesin apo problemet e tua aq sa shqetësohesh ti.

Mashtrues … hidhi një sy ‘egoistit’ pak më sipër. Nëse ti nuk na thua të vërtetën, ka shumë gjasa që je egoist. Janë vallë aq urgjente nevojat e tua sa të sakrifikosh të ardhmen për të fituar diçka tani?

Jo konsistent … nuk është se jemi shumë të përqendruar, por kur të kushtojmë vëmendje ka shumë vlerë nëse ‘paraqitja’ është e ngjashme me atë që pamë herën e fundit.

I inatosur … me ne. Pse na mban inat? Kjo nuk është diçka pjesë e të cilës duam të jemi, jo faleminderit!

Xheloz … a është dikush tjetër që është më i suksesshëm se ju? Sigurisht që është. Do të jetë gjithmonë dikush që është më i suksesshëm se ju. Por nëse ju lejoni që xhelozia juaj të ndikojë aq sa të ndryshoni produktin, qëndrimin apo qasjen (fabulën – story) tuaj, atëherë ne thjesht do të largohemi.

Këto sigurisht që nuk janë mëkate të marketingut se sa janë dështime njerëzore.

Përulësia, ndjeshmëria, bujaria, durimi dhe mirësia, kombinuar me arrogancën e shpikësit brilant, janë një alternativë e fuqishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0